Nëse akoma nuk keni vendosur se ku do ta prisni Vitin e Ri, përzgjedhjen e keni të lehtësuar.
Sepse, nga kompleksi hotelerik “Holiday Villages Montenegro”, të cilin e administron kompania e njohur “Karisma”, deklaruan se do të organizojnë Festën Gala të Vitit të Ri 2020.
Siç theksohet, të gjithë atyre që e përzgjedhin këtë vend ta presin Vitin e Ri, i garantohet argëtim i paharrueshëm.
“Mysafirët do të kënaqen në ushqim, pije dhe muzikë të shkëlqyer. Çmimi është 50 euro për person për Darkën Gala.
Na u bashkëngjitni që ta ndajmë bashkë kremtimin e kësaj nate të mrekullueshme në objektet tona në breg të detit!”, thonë nga Karisma.