Pasojat e koronavirusi: ME STRESË DHE SHPRESË NË SEZONIN TURISTIK

CoronavirusDëmi të cilin koronavirusi do të ja shkaktojë ekonomisë, e në veçanti turizmit në rivierën e Ulqinit, do të jetë i njohur vetëm në fillim të vitit të ardhshëm. Na pretë viti turistik i pasigurt dhe stresues.

“Kemi anulime masovike të ardhjeve të kontraktuara nga jashtë. Për prill janë anuluar të gjitha ardhjet, ndërsa 80 për qind për maj. Duhet të ishim plotë për Pashkë. Prandaj mund të konkludojmë që parasezoni do të jetë katastrofal”, tha një punëtorë i njohur turistik nga Ulqini.

Ai thekson se kjo situatë ngjau pasi u anulua panairi më i rëndësishëm botëror i industrisë turistike, Panairi Ndërkombëtarë në Berlin (ITB), i cili tradicionalisht mbahet në fillim të marsit. Në historinë 54 vjeçare të panairit, ai u anulua për herë të parë.

Tani e dimë që as terrorizmi, lufta, kërcënimet ndaj sigurisë, cunami, epidemia e SARS-it ose ebolës nuk i komplikuan as përafërsisht lëvizjet turistike si koronavirusi. Vlerësohet se ky “mysafirë i padëshiruar” mund të ndikojë këtë vit në rënien e konsumit në udhëtimet grupore në nivelin prej 37 për qind!?

Punëtorët turistik dhe ato që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte fitojnë nga kjo degë ekonomike shpresojnë që deri në fillim të sezonit kryesor situata do të përmirësohet si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global, kështu që pasojat e kësaj pandemi nuk duhet të jenë shumë të mëdha për turizmin tonë. Sepse, gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit në Ulqin realizohen rreth 85 për qind e bujtjeve dhe të ardhurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…