Shërbimi i Parkingut: FITOJNË SHPËRBLIM PËR VITIN 2019, NGA E HËNA ME KAPACITETE TË PLOTA

Aco JacovicNë bazë të analizës financiare për vitin 2019, të cilën për tregun malazez e bënë shtëpia e bonitetit “Solvent Rating”, “Parking Servisi Ulqin” fitoi certifikatën për përsosmërinë e punës gjatë vitit 2019. Bëhet fjalë për shpërblimin i cili i ndahet kompanive më cilësore dhe më likvide të cilët plotësojnë kriteret më të larta të përsosmërisë dhe bëjnë pjesë në majën e shoqërive ekonomike në Malin e Zi dhe të cilët janë kompetent për përdorimin e statusit si simbol i përsosmërisë së bonitetit.

Shpërblimi i përmendur i jepet vetëm kompanive me veprimtari të mirë financiare, gjegjësisht ato që arrijnë vlerësimet më cilësore të bonitetit A i cili është tregues i stabilitetit financiar, theksojnë nga shtëpia “Solvent Rating”.

Nga Parking Shërbimi theksojnë se kjo është edhe një provë dhe shpërblim për përpjekjet e bëra në periudhën paraprake, si dhe motivim shtesë për periudhën e ardhshme.

Ato njoftuan opinionin se duke filluar nga e hëna, me 18 maj, “Parking Shërbimi” do të vazhdojë aktivitetet e veta në kapacitet të plotë.Parking Servis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi