Trupi Nacional Koordinues (TNK) miratoi të enjten mbrëma vendimin sipas të cilit prej të hënën, me 1 qershor, i lejohet qytetarëve të disa shteteve hyrja në Malin e Zi.
Në listën e këtyre vendeve, përveç të tjerëve, janë Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia Veriore.
Meqë bëhet fjalë për shtetet prej të cilëve vijnë numri më i madh i mysafirëve në bregdetin e Ulqinit, këtë vendim e përshëndetën punëtorët turistik nga ky qytet.