Projektin “Drejtohu dhe stërvitu!”(Ispravi se i vjezbaj!) do ta realizojnë anëtarët e Shoqatës së fizioterapistëve të Malit të Zi nga data 7 deri me 11 nëntor në shkollën fillore “Marshall Tito” në Ulqin.
Projekti është i dedikuar për fëmijët e moshës 8 deri në 11 vjeç, gjegjësisht për nxënësit e klasës së III, IV dhe të V.
Qëllimi kryesor i projektit “Drejtohu dhe stërvitu!” është parandalimi i deformiteteve posturale tek fëmijët e kësaj moshe dhe ofrimi i ndihmës së nevojshme nga ana e fizioterapistëve.