“Të hënën filloi viti i ri shkollor. Fëmijët na rriten, ndërsa unë pyes veten: cila është perspektiva në shoqëri të tillë? Çka mund të arrijnë fëmijët tanë në shtet të tillë”, pyet veten në opinionin e tij të rregullt në “Vijesti” kryeredaktori i gazetës së Prishtinës “Koha Ditore” Agron Bajrami dhe vazhdon: “Të bëhen servil politik që të ja sigurojnë vetes shkollën, punën, të ardhurat? Ti shërbejnë sistemit që nga to bënë hajna të vogël, të cilët nesër gjatë natës do të vjedhin vota në mënyrë që kryetari të mbetet kryetar, kryeministri kryeministër, ndërsa ministri të mbaj karrigen? Të rriten dhe të bëhen punonjës anonim, jeta e të cilëve do të varet nga fati i shefit të tyre politik, e jo nga dija dhe puna. Çfarë shoqërie po ndërtojmë ne, ku në lartësi çohen ata që janë më të suksesshmit në korrupsion, manipulim, poltronizëm, jo parimor, gënjeshtra…? ”
Çdo vit gjithnjë e më shumë e pyes veten. Ndërsa përgjigja ishte gjithmonë e dukshme. Pyetja e drejtë është a jemi ne si shoqëri gati të bëjmë diçka në lidhje me këtë. Në zgjedhje ose jashtë tyre”, përfundon Bajrami.