A.Bardhi: KRYETARI I KOMUNËS (KAJMEKAMI) SË ULQINIT, HAJRI BEGU,I PAT DHURUAR NJË KUR’AN XHAMISË SË MEZJAHUT – PAZARIT NË KALANË E ULQINIT

Nga trashëgimia kulturore që sot posedon Bashkësia Islame – Ulqin është edhe një Mus`haf. Pasi Xhamia e Kalasëi nënshtrohet ndryshimeve radikale dhe më pas nacionalizohet për shërbimet e Muzeut nga pushteti ish-jugosllav (shih foton nr.7-8), ky Mus’haf u transferua nga kjo xhami në ambientet e tjera të Bashkësisë Islame – Ulqin.

E veçanta e këtij Mus’hafi është se në vitin 1284 hixhri/1867-1868 Kajmekami i Ulqinit, Hajri Begu, e porositi për t’u shkruar nga një hatat (kaligraf) i njohur i kohës, Sejjid Hysein el-Fevzi, enkas për Xhaminë e Mezgjahut (Mezjahut)– Pazarit në Kalanë e Ulqinit, të cilin një vit më pas, më 1285 hixhri/ 1868-1869 ia dhuron xhamisë me qëllim për t’u lexuar vazhdimisht ditëve të xhuma(premte) si hatme.

Karakteristikat e Kur’anit janë se ai posedon gjithsej njëmijë e dyqind e pesëdhjetë e katër (1254) faqe, është i shkruar me shkrim dore nga hatati i cekur më lart, ka kopertina të trasha prej lëkure me përmasa 33×22 cm, me trashësi 9.5 cm, dhe me peshë prej 2.335 kg. Për shkak të dëmtimit të tij i mungojnë ajetet 112-168 e sures/kaptinës Bekare dhe në vend të tyre ka të vendosura 8 faqe të fotokopjuara nga Kur`ani i shkruar me makinë shkrimi.

Menjëherë pas sures/kaptinës së fundit ka të shënuar emrin e hatit, Sejjid (soj i pejgamberit a.s.) Hysein el-Fevzi, i përgatitur nëprani të hafëzit të Kur’anit dhe me vit 1284 hixhri. Më poshtë po paraqesim tekstin e përkthyer nga gjuha arabe:

“E shkroi fakiri Për mëshirën e Zotit Fuqiplotë, Sejjid Hysein el-Fevzi, përpara hafëzit të Kur`anit. Falënderimi i takon Zotit të Lartmadhërishëm. Viti 1284 h.”
“E shkroi fakiri Për mëshirën e Zotit Fuqiplotë, Sejjid Hysein el-Fevzi, përpara hafëzit të Kur`anit. Falënderimi i takon Zotit të Lartmadhërishëm. Viti 1284 h.”

 

Ndërsa në faqen e fundit jepen kushtet e përcaktuara nga dhuruesi i këtij Mus’hafi, Kajmekami Hajri Begu, si vakëf i xhamisë së Mezjahut apo Mezgjahut brenda Kalasë së Ulqinit. Në tekst ka të shënuar xhamia e Mezgjahut. Akoma ulqinakët fjalën mezgjah e përdorin në kuptimin e tregut, pazarit apo çarshisë. Po kështu edhe në kala, në hapësirën ndërmjet xhamisë e kronit të Kalasë ka qenë tregu, pazari apo çarshia e Kalasë. Nga kjo mund të vërehet se xhamia e Kalasë më herët është përdorur edhe me emërtimin xhamia e Mezgjahut, edhe pse sot xhamia pranë Beledijes në Çarshi (pazar) quhet si xhamia e Mezgjahut, e cila duket se këtë emërtim e merr me krijimin e tregut apo çarshisë (pazarit) në këtë pjesë të qytetit. Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga fakti se në të folmen vendase ulqinake për tregun e sotëm ende përdoret shprehja ose emërtimi mezjah. Edhe fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe i orientalistit Tahir Dizdari, në fq.701 citon fjalën mezja për tregun i cili i referohet studiuesit Kujundžić Sar. Në tekstin osmanisht, ku janë të shënuara kushtet e dhurimit të Kur’anit, ka të shënuar:

“Me kusht të leximit të Kur’anit ditëve të xhuma (premte) si hatme e vazhdueshme dhe duke mbetur peng i xhamisë dhe mos shitjes së tij, Kajmekami Hajri Begu, i biri i Mustafa Kapedanit nga komandantët e flotës osmane në Stamboll ia dhuron vakëf Xhamisë së Mezgjahut brenda Kalasë së Ulqinit, viti 1285 h.”

Kurse në faqen e parë pas kopertinës ka edhe një fletë të shtuar pasi Kur’ani u riparua më 3 Ramazan 1376 / 14 prill 1956. Në këtë faqe tregohet se Mus’hafi u restaurua në një shtëpi botimi nga ulqinaku, i ndjeri Dalip Myrtja, si rezultati dëmtimit të tij pas shfrytëzimit të gjatë dhe me një kosto prej 2700 dinarë.Më poshtë po paraqesim faksimilin në osmanisht, me përkthim në gjuhën shqipe:

“Pas shfrytëzimit të gjatë të këtij Mus’hafi sherifit dhe dëmtimit të tij, ulqinaku Dalip Myrtoja me duart e veta e çoi për ta restauruar me një afat të caktuar në një myxheled’hane, të cilin e ktheu në gjendje mjaft të mirë. Shpenzimet e restaurimit kanë qenë 2700 dinarë.
Më 3 Ramazani sherif 1376
Më 14 prill 1956”

Fisnikëria e shpirtit i jep vlera të veçanta kajmekamit Hajri Begu. Kontributi dhe përkushtimi i tij i japin një rëndësi të veçantë këtij Mus’hafi si libri më i shenjtë i myslimanëve, i përgatitur enkas po për një vend të shenjtë për ulqinakët, xhaminë qendrore të Kalasë së Ulqinit, si edhe nga sejjidi (soj i Muhamedit a.s.). Po kështu meritë të madhe ka edhe ulqinaku Dalip Myrtja, i cili e restauroi duke e rikthyer atë në gjendje të mirë dhe vënien në dispozicon të imamëve për ta kënduar atë.

Brenda Mus’hafit ndodhen edhe 9 fletë të vogla me shënime, me emrat e dëgjuesve të mukabeleve përgjatë muajit të Ramazanit. Në njërën prej tyre ka të shënuar vitet e ndjekësve të mukabeleve, ku viti i parë është 1983. Kurse nga viti 1993-2000 janë shënuar edhe emrat e besimtarëve që e kanë ndjekur mukabelen përgjatë muajit të Ramazanit, ku mesatarja ka qenë 10 persona. Shënuesi i këtyre emrave ka qenë ish-kryeimami Haxhi Rexhep ef. Lika.

Tashmë Mus’hafi pret rikthimin e tij në folenë e vet për shërbim, aty ku ishte në fillim, në Xhaminë e Kalasë së Ulqinit.

Përgatiti: Mr. Ali ef. Bardhi,

Kryeimam i Ulqinit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do