A.Gjeçbritaj: FILLET E ORGANIZIMIT TË JETËS KULTURORE NË KRAJË QË I PARAPRINË FORMIMIT TË SHKA “LIRIA” DHE “KRAJA”

KrajaKur flitet për organizimin e jetës kulturore në Krajë gjatë viteve duhet theksuar se aktivitetet e para e kanë zanafillën në shkollë, ku sado pak kishte në njëfarë mënyre organizime kulturore dhe artistike që përgatiteshin me rasitn e festave shtetrore, ashtu siç edhe ishte në atë kohë sistemi shoqëror. Po tu hedhësh një vështrim arkivave, organizimet kulturore të asaj kohe ishin me tipare ideologjike të sistemit, bile në shumë raste dominonte përmbajtja e programeve në gjuhën jo amëtare. Fillet e organizimit të mirëfilltë te aktiviteteve kulturore duhet thënë se nisën, (gjithnonë duke u bazuar në materiale të shkruara arkivore) dhe sipas mendimit tim më është data 4 gusht 1964, kur studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të shkollës tetëvjeçare në Ostros shfaqen program kulturo-zbavitës në Ostros, jashtë ambienteve të shkollës. Në arkiv hasa se me këtë rast në programin e shfaqur u dhanë: Pjesa teatrale “Zani i fëmiut”, valle popullore “Xhemilja”, këngët popullore: “Mori vashë me sy të zi”, “Po më sillësh pa kujdes”,” Mori çikë që shkon për ujë” etj.
Programi u ndoq me interes të madh nga se për herë të parë në skenë u ngjitën shkallëve të saj edhe vajzat kranjane jashtë programeve që organizoheshin në shkollë. Me këtë u dëshmua se edhe femra kranjane krahas mësimit të rregullt në shkollë është edhe shumë kreative në zhvillimin e jetës kulturore e artistike të rrethinës ku jetojnë dhe punojnë. Kjo vlen të ceket gjithësesi nga se tashti jeta kulturore-artistike i kapërceu hapsirat brenda shkollës dhe u ngjit në një nivel më të lartë. Zakonisht në vitet e njëmendësisë komuniste, në kohën e socializmit shumë aktivitete kulturore jashtë institucioneve të arsimit në Krajë janë organizua përmes Lidhjes Socialiste të Popullit Punues. Kështu Organizata bazë e Rinisë Socialiste e Ostrosit në aktivitetin e vet, edhe pse në kushte jo të volitshme ka organizuar programe të larmishme kulturo-zbavitëse me rastin e festave dhe kremtimeve të atëhershme. Ringjallja e plotë e jetës kulturo-artistike duhet thenë se rinisë në vitin 1980 kur shfaqen dy koncerte madhështore në Ostros dhe në Gjuraç (Shestan). Ky aktivitet i rinisë së Krajës i parapriu padyshim një fillimi të mbarë për organizimin e rinisë e cila me shkollimin në gjuhën amtare në Kosovë ishte formuar dhe kishte fituar gjatë shkollimit edhe kulturë kombëtare. Këta të rinj dashamirë të kulturës dhe artit iniciuan themelimin e një shoqërie kulturo artistike. Aktivitete nisën për themelimin e shoqatës nisën në fillim të vitit 1981 për ta kurorëzuar me sukses me formimin e SHKA “ Liria” me 13.08.1981.
Kjo datë lirisht mund të konsiderohet dita kur iu vunë themelet organizimit të jetës kuturore artistike në mënyrë të pavarur nga organizata e Lidhjes së Rinisë Socialiste. Që në fillim u pa se puna do të vëjë mbarë, kjo nga vetë fakti se 30 anëtarë u anëtarësuan brenda një kohe shumë të shkurtër, pothuaj brenda një dite. Këshilli artistik i shoqërisë të cilin e përbenin anëtarë që kishin afinitet dhe sado pak kishin edhe një përgatitje shkollore për art, nga të cilët shumica sish kishin kryer shkollën normale dhe fakultete e kuptonin rëndësinë e kultivimit të kulturës dhe artit në vendlindje ku ishin kthyer ti shërbenin, krahas kualifikimit që kishin kryer në shkolla dhe fakultete për mësimdhënie dhe profile të ndryshme. Shumë nga ata ishin edhe instrumentistë të shkelqyeshëm në instrumente me tela.Në kuvendin themeltar të shoqatës që u mbajt më 13.08.1091 u zgjodh udhëheqësia e shoqatës ku kryetar u zgjodh Adem Hajdari, mësimdhënës, atëbotë drejtor i shkollës, sekretar u zgjodh Muharrem Hardolli, profesor i historisë, ndërsa arkatar u emrua Xhafer Vukaj, student i ekonomisë. Në Këshillin artistik u zgjodhën, Zija Bardhi, mësues dhe instrumentist, Qamil Canoviq, mësues i fizarmonikës, Muja Koliqi, mësues dhe instrumentist, Rifat Ardolli, aktor amator, humorist dhe Jenuz Bardhi rapsod dhe instrumentist e tj. Në përbërjen e Këshillit mbikëqyrës u zgjodhën Rexhep Gjeçbitriqi, mësues Aishe Gjeçbritaj, profesoreshë e letersisë dhe e gjuhës shqipe dhe Riaza Milla, arsimatar.
Për të parë se me të vertetë organizimi i jetës kulturore në Krajë është më së i nevojshëm e dëshmoi edhe koncerti i dhënë më 15. 07.1981 i cili i parapriu themelimit të shoqërisë ky u bë pikërisht për të promovuar vlerat artistike për themelimin e SHKA “Liria”. Në këtë program prej 26 pikave të gërshetuara me këngë, valle, instrumentale e grimca humoristike për të parën herë në Krajë u dha një shfaqje e ç’veshur tërësisht nga ideologjia komuniste apo thënë ndryshe nga ideologjia e bashkim-vëllazërimit, vetëqeverisjes socialiste dhe patriotizmit Jugosllavë që proklamohej me të madhe e që në fakt nuk kishte të bënte aspak me ata çka proklamohej, përkundrazi. Shfaqjet kuptohet se dominoheshin kryesisht nga këngët lirike por me grimcat humoristike të rinjët për të parën herë thumbonin dukuritë negative të sistemit. Duhet thenë se nga instrumentistët popullor u luajtën pjesë instrumentale me çifteli, fyell e zumare e që nga dashakqinjët e kulturës dhe artit shqipatrë autokton konsideroheshi si melodi armiqësore me preteks se melodi të tilla instrumentale dhe këngë me çifteli shpesh i jepnin Radio Tirana, Radio Shkodra, radio Kukësi e ndonjë radiostacion tjetër , valët e të cilëve kapeshin në Krajë.
Po në këtë vit kalendarik me rastin e festës së 29 Nëntorit, tashti SHKA “Liria” shfaqi koncertin e dytë të madh brenda pak muajsh. Edhe kjo shfaqje zgjoi interesim të madh të publiku i Krajës dhe jo vetëm.Patën guxim që edhe kësaj radhe programi u gërshetua me përmbajtje njëqin përqind shqip. Pasi që koncerti u dha në Ditën e Republikës (atëherë 29 Nëntori) , pushteti në fillim nuk u trazue shumë, por pas dy koncertëve tjerë të mëvonshëm që u dhanë në Ostros dhe në Katërkollë u alarmua dhe filloi akcioni në pengimin e aktivitetit të mëtutjemë. Nuk shkoi gjatë dhe anëtarët e shoqatës, organizatorët u thirrën në biseda inforamtive , në fillim në Organizaten e Lidhje Komuniste e më vonë edhe në organet shtetërore. Kështu si sot më kujtohet (kam udhëhequr programi, dhe kam bërë radhitjen e tij, vrejtja ime) një diskutim në një mbledhje i sekretarit të atëhershëm të partisë, LK i cili ndër të tjera tha se “si është e mundur që në koncertin e fundit mos ketë vend në program asnjë këngë që bën fjalë për vetëqeverisjen socialiste ose ndonjë këngë nga lufta e partizanëve si për s shembull kënga kraj Sutjeske hlladne vode”. Pasi ai nuk e njihte, siç dukej gjuhën sëbokrote u shpreh “kraj Suqeske lladne vode” . Pasuan në vazhdimësi aktivitetet e pushtetit, në fillim për të zbehur dhe demotivuar të rinjtë e më vonë edhe për ta shuar aktivitetin e tyre, për ta shuar aktivitetin e shoqërisë. Pushtetit, në favor atëbotë i shkojnë edhe trazirat në Kosovë të vitit 1981, të cilat i shfrytëzonte për momentin si shkaktare e që konsideroheshin ngjarje kundër revolucionare, nacionaliste, separatiste, irredentiste etj. për të ndërprerë punën edhe “Liria”.
“DASAMA E KRAJËS”, kulmi i suksesit
Filluan përndjekjet politike. U morën dhe u analizuan koncertet e dhënë të SHKA “Liria”. Strukturat më të larta shetërore dhe partiake të komunës së Tivarit u vunë në lëvizje me mekanizmat e veta kuptohet më në krye Komitetin e Tivarit. Në shenjestër ishin të rinjtë që botën e shikonim nga një prizëm tjetër. Krahas arsimit të brezit të ri në gjuhën amëtare në të gjitha nivelet, i kishin vënë vetës detyre që të zhvillojnë dhe kultivojnë kulturën e traditën kombëtare e që pa dyshim i pengonte strukturat politiko-shoqërore të kohës, jo vetëm ata të vendit por edhe të komunës, pse jo dhe më lartë. Si sot më kujtohet një mbledhje e zgjeruar e Organizatës së Lidhjes Komuniste të Krajës Organizatës së partisë së shkollës në të cilë ishin të pranishëm udhëheqës politik të komunës ku u dënua puna e SHKA-së dhe u gjykua aktiviteti i saj i deriatëherëshem. Bile shkuan edhe aq larg sa kërkuan pse i është venë emri “Liria” duke aluduar, sipas tyre se “ju kërkoni liri”. Udhëheqësit poltik shqipar që kishin pozita në komunë kërkuan që për emrin e shoqërisë të denohet kryesia e saj dhe të merrën masa ideo politike, anëtarësia e partisë të distancohat nga aktivitetet armiqësore lidhur me emrin e propozuar të shoqërisë. Bile një udhëheqës i lartë që për kohen mbante pozita të larta në pushtetin e vetëqeverisjes së atëhershme u shpreh: “Ata që kanë kryer shkolla në Kosovë janë gjysma minj e gjysma gjela”, shprehje shumë e rënd dhe nënçmim për të rinjtë që kishin mbaruar fakultete e shkolla të larta në gjuhën amtare. Reaguam, por partia nuk na përkrahi. Sidoqoftë duke iu falënderuar një mësuesi veteran që ishte edhe anëtar i këshillit mbikqyrës, Rexhep Gjeçbitriqi i cili para organit pariak tha se unë e kam propozuar emrin “Liria”. Shpëtuam nga ndëshkimi i rëndë që ishte përgatitur at ditë, kjo pasi ai mësuesi ishte veteran dhe aktivist dhe kishte qënë edhe udhëheqës , drejtor i shkollës, pastaj edhe sekretar partie nuk u zgjatën më shumë për emrin por u procedua që për momentin shoqëria ta pezulloj aktivitetin dhe të gjendet një emër tjetër, por gjithsesi ideo politikisht aktivistët u dënuan. Kështu duke iu falenderuar mësuesit Rexhep për sinqeritein e tij veprimtarët (ne) shpëtuan nga ndëshkimet e rënda, por u zhgënjyem për ndalesën që iu bë aktivitetit tonë në këtë drejtim. Të them të vertetën zgenjimin më të madhe e përjetoi Muharrem Hardolli i cili ishte nismëtari kryesor i formimit të shoqërisë kulturore artistike “Liria” në Krajë. Ai ishte në atë kohë edhe kryetar i Rinisë së Krajës.
Ngjarjet politiko-shoqërore pas demostratave të 11 marsit 1981 u reflektuan dukshëm edhe në Krajë, siç ndodhi në të gjithat trevat shqiptare nën Jugosllavi. Jehona e zhvillimeve të reja shoqërore në Kosove tek të rinjtë u manifestua , kuptohet heshtazi dhe krijoi në vete forcën psikologjike tek të rinjtë e shkolluar e sidomos tek ata që kishin mbaruar studimet në Prishtinë e gjetiu në Kosovë apo që studionin atje. Edhe pse ndjekjet e inlektualëve në forma të ndryshme, ata u bënë lokomotivë që po tërhiqte vagonët e mbushura me kapital intelektual. Reaksioni monist nuk pati sukses t’ua ngadalësojë hapin, ata nuk u ndal asnjëherë në rrugën e tyre. Edhe pse u zbenë, në dukjen e parë në këtë dhjetëvjeçar aktivitete kulturore të mirëfillëta, brezi im ruaji fort në qenien e vet entuziazmin, elanin rinor, vullnetin e fortë dhe dëshirën që përsëri në momentin më të volitshëm të organizohemi në një shoqat artistike. Edhe në shkolla aktivitetet tjera e lira nuk kanë më vendin e duhur në këtë dekadë siç e kishin më parë. Kjo ndoshta për kohen ishte ndoshta e dhe e logjikshme, nga se secilit i kërcnohej rreziku të humb vendin e punës dhe të mbetet në rrugë të madhe, por arsimtarëve të shkollës nga mendja dhe zemra nuk u hiqej aktiviteti i shoqërisë kulturore artistike “Liria”. Edhe pse u përndoqën e u dënuan politikisht.
Vitet kalonin ngadalë, por shpresat për një ringjallje kurrë nuk i humbëm. Bile ata sa vinin e shtoheshin, Në këtë mënyrë pasi ra muri i Brlinit. Një mëndësisë iu prenë rrënjët, u bë e mundur që të riorganizohet përsëri shoqëria kulturore. Formimi i subjektit politik kombëtar LD në MZ, Degës në Krajë (21.10.1990) u bë bazë e shumë organizimeve jo vetëm politike por edhe kulturore. Në vazhdën e aktiviteteve të shumta ,me datën 5.02.1991 u riorganizua shoqata , por tashti me emrin e ri “Kraja”. Meritë për riorganizimin e SHK “Kraja” edhe këtë herë ka Muharrrem Hardolli, atëherë kryetar i degës i cili përsëri inicio në një mbledhje të Kryesisë së degës riorganizimin e shoqërisë kulturore. Pa dyshim se kryesia ketë nisëm e përkrahu pa rezervë. Në kuvendin zgjedhor të shoqatës, mbajtur më 5.02.1991 për kryetar të shoqatë u zgjodh Ali Gjeçbritaj, sekretar u zgjodh Mijo Koliqi ndërsa arkatar Bejto Cura. Në kuvend u miratua statuti i shoqatës, plani i punës dhe u formuan këshillat dhe trupat punues të shoqatës. Shoqata numëron në fillim 25 anëtarë, por brenda pak kohe numri i tyre u dyfishua. Organi kompetent i komënës, Sekretariati për veprimtari shoqërore me datë 5.06.1991 lëshon vertetimin me të cilin verteton se SHKA “Kraja” nga Ostrosi është regjistruar në Regjistrin e organizatave shoqërore në librin 1. nr.rend. 52. Më këtë rrumbullaksohet aktiviteti i udhëheqësisë së shoqatës dhe rinisin aktivitetet kulturore nën ombrellën e shoqatës. Gjatë mandatit katër vjeçare (1991-1995) mbahen mend shumë shfaqje artistike por pa dyshim mbet në kujtesë konceri i vitit 1992 në Ostros ku morën pjesë më shumë se 1000 spëktartorë. Me programe të larmishme anëtarët e shoqatës kanë marrë pjesë edhe në shumë manifestime kombëtare,(Dita e Flamurit, Dita e Mësuesit) revista folklorike e në shumë aktivitete tjera. Krahas grupi të këngëve dhe vallëve në gjirin e shoqatës kanë punuar dhe grupi i letrarëve , i recitatorëve. Ka qenë i pamundur organizimi i manifestimit “Në fillim të verës” pa pjesëmarrjen e shoqatës “Kraja”. Bile për shumë vjetë ka qenë edhe bashkë organizatore e këtij manifestimi. Shoqata gjithashtu ka qenë e dhe nikoqire e shoqatave tjera si bie fjala “Maja e Karajfilit” nga Plava etj.
Duhet gjithsesi të dihet dhe të merren parasysh se gjithmonë anëtarësia e shoqërisë respektoi deri në një aktet normative që ishin aprovuar njëzëri në kuvendin themelues. Pas periudhës katër vjeçare kuvendi i shoqatës zgjedh kryetarin e ri, Nezir Perashi, arsimtar i matematikës, e më vonë pas tij udhëheqës të shoqatës “Kraja” janë Rifat Hardolli, e Naser Perashi. Rethanat politiko-shoqërore ndikuan (patën ndikim) negativisht në aktivitetin e shoqatës pasi që një numër i madh i anëtarëve emigruan, por ajo nuk u shua, falë entuziastëve që nuk lejuan të fikët për së dyti. E gjithë kjo duke e ditur se Kraja shquhet për vlera të mëdha historike, etnografike dhe muzikore, vazhdimi i traditës në ruajtjen e këtyre vlerave e cila do përkujdesej pikërisht për evidentimin, ruajtjen dhe kultivimin e e këtyre vlerave, ishte domosdoshme ri e kohës, globalizimi po merrte përmasa të pa para edhe në tjetërsimin e vlerave të mirëfillta kombëtare. Dhe në fund s’do mend se kulmin e suksesit të vet shoqëria kulturore “Kraja” e arriti me realizimin e dokumentarit “Dasma e Krajës” që padyshim tregon pjekurinë artistike të kësaj shoqërie. Meritë në realizimin e këtij projekti në rend të parë ka Muharrem Hardolli i cili me bashkëpunëtorët realizoi me sukses këtë dokumentar. Po ashtu duhet thënë “Kraja” u paraqit me sukses në revistën e folklorit në Malësi me “Sofrën kranjane”. Pas këtyre sukseseve disi aktivitet vijnë duke u zbehur. Pse ndodhi kështu. Shkaktarët nuk duhet kërkuar tek anëtarët, dashamirë të artit e kulturës por ndoshta te dikush tjetër. E ai “dikushi” patjetër duhet të jetë në mesin e tonë që më shumë u fle në shpirt arti dhe kultura e importuar apo ndoshta e imponuar nga struktura apo individ me ndikim në momente të caktuara kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…