A.Gjeçbritaj: ORA E SHTËPISË – SIMBOLI I GJARPËRIT NË SHTËPITË E KRAJËS

Ali GjecbritajThuhet në popull se çdo shtëpi ka gjarpërin e vet. Besohet se ata zakonisht janë të qetë. Gjatësia e tyre është e ndryshme, thuhet se mund të jetë edhe deri në dy metra. Shqiptarët i thonë “gjarpëri i shtëpisë” ose “Ora e shtëpisë” bile edhe “Roja e shtëpisë” Në Krajë termi “Ora e shtëpisë” është përdorur gjithmonë. Edhe sot e kësaj dite ky term për gjarpërin në shtëpi nuk është hequr nga fjalori. “Nuk bën ta mbytëni gjarpërin e shtëpisë sepse ai ruan shtëpinë nga të ligat na thonin prindërit tone kur në shtëpi dukej ndonjë gjarpër. Ai ruan shtëpinë nga të këqiat, të ligat na porositnin atëbotë. Ai ka punën e vet. Nuk ka punë me ne, na thoshte gjyshja dikur. Ata dikur lëvizin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpesh herë janë gjetur nëpër teshat apo mbulesat e fjetjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjeve, e kështu me radhë. Besohet se dikur iu jepej qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpëri i shtëpisë zakonisht e ka pasë daljen e vet. Thuhet nëse e mbysim gjarpërin e shtëpisë, në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, t’u haje ujku bagëtinë, të bjere rrufeja në shtëpi ose në stallat e bagëtive etj. Në bisedë me një grua të moshuar nëntëdhjetë vjeçare, ajo ndër të tjera më thot se” koka e gjarpërit të mbron nga magjia, falli”. Vajzat e bukura dhe nuset e reja të shtëpisë , me qellim që të mbrohen nga magjia e kanë mbartur kokën e gjarpërit, në qafë dhe midis gjinjëve. Në fakt, kur dikush rastësisht gjate punës së përditshme në arë, duke korrur grurin, thekren apo elbin, mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën , të cilën sipas nevojës më vonë mund t’a mbante një vajzë ose nuse e re e shtëpisë. Koka e gjarpërit e mbajtur në qafë ose midis gjinjëve është një ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarpërit. Gjarpëri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si “roje e shtëpisë” dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarpërin e vetë i cili e mbron shtëpinë. (Kjo s’ka sit ë mos ndodh edhe në Krajë, populli i së ciles trevë ka ruajtur në kujtesën e vet shumë gjëra nga parardhësit e tyre, fisit ilir Labetëve). Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarpërit tek shqiptarët e ka patur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.
Dëshmi për këtë mitologji ilire paraqet edhe gdhendja e simbolit të gjarpërit në gurët e shtëpisë. Në Krajë ky fenomen hase tgjithandej në shtëpitë e banimit. Në Ftjan në shtëpin familjare të Ramazan Marajt dhe në Markashaj, në Ostros të Madh në shtëpinë e Xafer Markashit. Kohë më pare shkova në Markashaj ku më priti i zoti i shtëpisë. I thash qellimin e vizitës time dhe i tregova se kam ardhur të shkruaj diçka , me porosi të dr. prof. Simë Dobrecit lidhur me shtëpinë e tij ku në gurë faqok është gdhendur gjarpëri. Për ta plotësuar rrefimin e tij Xhaferi ka ftuar që ta ndihmoj edhe nipi i kësaj shtëpie Ali Sylë Perashi.
Xhafer Markashi, pinjoll i kësaj shtëpie ku është e skalitur figura e gjarpërit në gurin e shtëpisë për hisorinë e kësaj shtëpie shprehet: “kjo shtëpi është ndërtur në fillim të shekullit të kaluar, para Luftës ballkanike të vitit 1912. Këtë dëshmi e plotëson nipi i kësaj shtëpie Ali Sylë Perashi i cili shton se nëna e tij ,Fatimja e cila ka dale nga dera e kësaj shtëpie me familjarët e tjerë ikën për të shpëtura nga ushtria malazeze në Shkodër në vjeshtë të 1912 –tës.
Themelet e shtëpisë i ka vënë Salë dhe Rexhë Markashi, dy djemt e Nezir Markashit. Në trungun katër brezash, siç më njohtojnë bashkëbiseduesit e mi, Sala le trshigimtarë dy fëmijë Xhafen i cili vdes i ri , ishte i fejuar dhe Hazizën, ndërsa Rexha katër djem, Selimin, Lezin,Musën dhe Nezirin. Për respekt dhe për të mos humbur emrin e Xhafës, Selimi, djali i Rexhës i vë emrin djalit të tij, Xafer i cili jeton në këtë shtëpi edhe sot e gjithëditën. Nga ana tjetër pinjollët tjerë të kësaj shtëpie janë Sala i Musës i cili me djemt e tij jeton në Amerikë, në Ulqin e gjetiu.
Nuk duhet harruar se Sala ,i biri i Nezirit, të cilit i vdes djali i ri, vritet më 1912 nga ushtria malazeze në prag të shtëpisë. Thuhet se ka bërë rezistencë për të ruajt shtëpinë nga djegëja. Aty thonë, Xhaferi dhe Aliu ka rënë dëshmor. Mulla Osman Brahimi, imam i xhamisë i cili është dorëzuar dhe nuk ka ikur në Shkodër aso kohe ka thënë se nuk e ka njohur Salën kur e ka varrosur nga masakrimi që i është bërë nga malazezët. Atëbotë, më 1912 u dogj kjo shtëpi dhe u masakrua Sala nga ushtria malazeze, por një pjesë e sajë ka shpëtuar pa u djegur e kjo pjesë pikërisht ka qenë ajo në të cilën ka qenë i gdhendur simboli i gjarpërit.
Përndryshe ku flasin për shtëpinë, Xhaferi thot se Rexha ka qenë mjeshtër i dalluar i ndërtimit. Murator , nuk i është gjetur shoqi në Ostros. Nga ana tjetër ka qenë edhe shumë intelegjent nga natyra, shton Aliu. Përveç ndërtimit të shtëpive ai ka bër edhe një ubulë që ndodhet afër ublës së Krajës me thellësi 11 metër. Kjo ubulë njëhet si ubla e Rexhë Mrakashit. Është me shumë interes se ndërtuesi i shtëpisë në Markashaj, Rexhë Markashi edhe pse nuk ka dijt shkrim – këndim ka pasur intelegjencë të jashtzakonshme që t’i ruaj e t’i përcjell traditat e vendit dhe ta ruaj trashigiminë kulturore e shpirtërore të paraardhësëve të tij, ilirëve, gjë që e dëshmon simboli i gjarpërit në shtëpin e tij. Për ta ilustruar këtë fakt dëshmi e pamohueshme është se Salë Musa, nipi i tijë vazhdon rrugën e tij dhe të axhës së babes së tij,por tashti në një formë tjetër, kështu që në fillim të viteve tetëdhjeta formon grupin “Jehona e Krajës” për të cilin është folur e shkruar shumë. Për këtë ai dhe anëtarët tjerë të grupit denohen me shumë vjet burgim. Ndër ta edhe Ali Sylë Perashi, nip i kësaj shtëpia dhe bashkëbiseduesi im Xhafer Markashi
I frymëzuar nga kjo, si dhe nga shumë të dhëna tjera gojore që deshmojnë se simboli i gjarpërit, roje e shtëpisë në Krajë thura këtë poezi :

ORA E SHTËPISË
Në Ostros në Markashaj në
gur gdhendur me mjeshtri
Ruan shtëpitë
Në Ftjan nën Rumi
gdhendur për mrekulli
Mbi derë në gur
roje e shtëpisë
Në Krajë në Iliri
gjithmonë ka qenë
Ora e shtëpisë
Asnjë kafshë në simbolikën religjoze tek ilirët nuk ka luajtur rol të rendësishëm sa gjarpëri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtzakonshme e cila pa zhurmë zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cili me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…