Ish drejtuesi komunal në Ulqin Latif – Avdo Gorana dërgoi një sërë vërejtjesh, propozimesh dhe sugjestionesh Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, e cila urdhëroi përpilimin e Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare.
Përveç të tjerash, ai kërkoi që me udhëzimet e zbatimit të këtij plan të obligohen pronarët e tokës së eksproprijuar në Valdanos që menjëherë të fillojnë me revitalizimin dhe masat tjera të përpunimit të ullinjve, të cilat, siç tha ai, për shkak të lënies pas dore rrezikojnë shkatërrimin absolut.
Gorana vlerësoi se duhet shqyrtuar dhe pranuar propozimi që Valdanosi të shpallet Qendër ekologjike ndërkombëtare. “Në të kundërt, mundësinë e ndërtimit në Valdanos ta ulim në masën më të vogël të mundshme, dhe atë vetëm në shpatin e Mendrës”, tha ai duke shtuar se në Port Milenë duhet ndërtuar marina.