A.Hasanaga – Peku nga protesta në Ranë: A KËRKOJMË SHUMË?

Fjala e gazetarës Eliana Hasanaga Peku në protestën e sotme në Ranë.
Me marrjen e detyrës, zonja kryetarja e Kuvendit të Ulqinit, në një foto në Instagram thot se: “fëmijët janë frymëzimi im dhe kushtet më të mira për ta janë synimi im, sepse ata janë e ardhmja e qytetit tonë”, me date 21 korrik 2024.
Sot e kësaj dite, përpos një programi që kanë organizuar për fëmijë me një maskë të Miki Mausit, asnjë gjë konkrete s’kemi pa. Nuk e di sa kohë duhet të presim.
Dhe më vjen për ti pyetur të gjithë ato organet kompetente për këtë punë: a ju vjen ndopak marre kur Parku i Qytetit është i mbushur me mbeturina dhe jo me lojëra për fëmijë, lule, ulëse, etj?
Në kohën kur po bëhen protesta për gjëra shumë më të mëdha, ne duhet të protestojmë për mungesën e parqeve për fëmijë. Për njerëzit tjerë, dmth. që nuk jan ulqinak, mesiguri do të ishte qesharake. Por për ne nuk është, përkundrazi, është shumë e dhimbshme.
Në, prindërit e fëmijëve të vegjël, seriozisht kemi problem. Ne nuk kemi një hapësire normale për të shpenzuar një orë me fëmijë në natyrë. Duhet të marrim gjithmon rrugë për në vende tjera.
Kjo çka kërkojmë ne, ne na takon. Ma gjeni edhe një vend që ska park për fëmijë, që ska vend adekuat për shëtitje me fëmijë. Jemi në stres të vazhdueshem se fëmijët do ti shkel automobili.
Dhe në fund, do ti pyes të gjithë, a kërkojmë shumë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi