A.Haxhibrahimi: Ulqini të fitojë një fushë të re futbolli dhe pishinë të mbyllur

“Koalicioni ” Fillim i Ri” do të angazhohet  që Ulqini të ketë një fushë të re futbolli dhe një pishinë të mbyllur”, tha Arbër Haxhibrahimi, kryetar i Rinisë së Social Demokratëve të  Ulqinit dhe kandidat për këshilltar në listën e koalicionit “Fillim i Ri”.

Ai ka potencuar  nevojën për ndërtimin e një fushe të re futbolli, e cila me ndihmën e pushtetit shtetëror duhet të jetë një nga prioritetet e pushtetit të ri komunal  sa i përket sportit dhe rinisë. “Është e trishtueshme që të rinjtë në Ulqin nuk kanë ku të shkojnë për të luajtur një lojë futbolli. Ulqini nuk është një qytet i vogël, një numër i madh i të rinjve jetojnë në Ulqin dhe ata meritojnë të kenë infrastrukturë adekuate për sport. Ne si pushtet i ardhshëm lokal do të bëjmë gjithçka që kemi për t’i dhënë Ulqinit një fushë të re futbolli”, thotë Haxhibrahimi.

Ai ka thënë  se është e papranueshme që Ulqini me gjithë potencialin që ka, të mos ketë një pishinë të mbyllur, e cila mbi të gjitha mund të përdoret nga qytetarët, por që mund të shërbejë edhe për zhvillimin e sportit për të cilin është ekzistimi i një pishine të mbyllur  parakushtet si për  sportin e vaterpolit  ashtu edhe për atë të notit.

“Ulqini ka një numër të madh të talenteve të cilët fatkeqësisht nuk kanë ku të  avancohen. Prandaj, që të rinjtë tanë të mos lëshojnë vendin për të realizuar ëndrrat e tyre, apo që ëndrrat e tyre, në mungesë të fondeve për të shkuar jashtë vendit, të mos mbeten të parealizuara, ne do të përpiqemi që qyteti ynë të ketë një pishinë të mbyllur”, tha Haxhibrahimi.

“Dëshirojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Ulqin dhe të kenë mundësi më të mëdha këtu për të kaluar kohën e lirë. Ne dëshirojmë që të jetë një mënyrë jetese e shëndetshme – në pishinë të mbyllur, në terren sportiv, në kinema.

Të rinjtë janë segmenti më i rëndësishëm i çdo shoqërie dhe mendoj se kështu duhet të jetë edhe në Ulqin”, shtoi Haxhibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…