Këshilltari i kryetarit të Komunës së Ulqinit për zhvillim ekonomik Agron Ibrahimi ka vlerësuar se disa grupime dhe parti në Ulqin kanë hyrë në geto politik dhe nuk e shohin të ardhmen.
“Duke kundërshtuar vendosjes në rend të ditës të senacës së ardhshme të Parlamentit lokal të pikës për rebalancë të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2015 ato marrin përsipër rrezik të madh të cilin nuk mund ta mbajnë në shpinën e vet”, tha ai në deklaratën e dorëzuar Portalit Ul-info.
Sipas fjalëve të tija, në këtë mënyrë nuk tregohet vetëm kundërshtimi ndaj politikës aktuale të pushtetit ekzekutiv, por edhe heqje dorë nga fillimi i investimit për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe sistemit të ri të kanalizimit për qytetarët e Komunës së Ulqinit me vlerë prej 20 milion euro të cilin e financon banka gjermane KfW.
“Me këtë akt të tyrin po ashtu vihet në dyshim optimizmi i vendeve të punës në të gjitha ndërmarrjet ku themelues është Kuvendi komunal i Ulqinit, bllokohen pagat për 500 të punësuar në Komunë dhe ndërmarrjet publike dhe sanimi i financave publike për çka ka dhënë pëlqimin Ministria e financave dhe Qeveria e Malit të Zi”, shtoi ai.