Një pjesë e skuadrave negociuese për BE integrime duhet të jenë nga radhët e pakicave nacionale, vlerësoi doktorant i shkencave ekonomike Agron Ibrahimi.
Sipas fjalëve të tija, është absurde që në skuadrën kryesore të negociatorëve në mes Malit të Zi dhe BE-së rreth kapitujve më të rëndësishëm, siç janë harmonizimi i tregtisë, mbrojtja e ambientit jetësor, të drejtat e pakicave dhe sundimi i ligjit, nuk ka asnjë Shqiptar.
“Angazhimi i tyre në këto procese vetëm mund ti sjell mirë shtetit. Kjo do të mundësonte parandalimin e devastimit të mëtejmë të burimeve natyrore në Ulqin, por edhe rritjen e barazisë në mes popujve në Mal të Zi”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se “parlamentarët evropian kanë bërë më shumë për mbrojtjen dhe revalorizimin e burimeve ekonomike të Ulqinit se vet ne”.