A.Kurti: KUFIJTË E LIRISË SË SHPREHJES

Artan KurtiÇka është liria e shprehjes? Ajo është e drejta për shprehjen e qëndrimeve të veta, mungesë e presionit të jashtëm dhe mundësi e vetpërcaktimit. Liria e shprehjes nënkupton të drejtën për të thënë mendimin e vet pa frikë se dikush do të na parandalojë ose, në rastin më të keq, dënojë. Liria e shprehjes së mendimit nuk ka të bëjë vetëm me thënien dhe publikimin e të dhënave dhe ideve që kanë qëndrim pozitiv, por edhe në publikimin e informatave të cilat do të kishin jehonë negative.

Shumë dokumente ndërkombëtare e njohin lirinë e shprehjes: Deklarata universale për të drejtat e njeriut nga viti 1948, Pakti ndërkombëtarë për të drejtat qytetare dhe politike nga viti 1976, Konventa europiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga viti 1950, etj.

Neni dhjetë paragrafi 1 i Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut përcakton të drejtën për lirinë e shprehjes, ndërsa paragrafi 2 i nenit të përmendur vendos kufizime në këtë të drejtë në rrethana të caktuara, të cilat në shoqëri demokratike janë të nevojshme për interes të sigurisë shtetërore, tërësisë territoriale apo rregullit dhe qetësisë publike, parandalimin e trazirave dhe krimeve, mbrojtjen e shëndetit ose moralit, mbrojtjen e dinjitetit ose të drejtave të tjerëve, parandalimin e dhënies së informatave konfidenciale ose ruajtjen e autoritetit dhe paanshmërisë së pushtetit gjyqësore.

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut, duke aplikuar nenin 10 të Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, shpesh është dashur të merret çështje delikate të cilat kishin të bëjnë me vendosjen e baraspeshës në mes të drejtës për lirin e shprehjes dhe të drejtave tjera të garantuara me Konventë. Në këtë kuptim, Gjykata e dha qasjen e përgjithshme nenit 10 të Konventës në aktgjykimin e vet në lëndën Handyside kundër Mbretërisë së bashkuar prej 07.12.1976 ku thuhet: “Liria e shprehjes paraqet një nga themelet bazë të shoqërisë (demokratike), një nga parakushtet kryesore për përparimin e tij dhe zhvillimin e çdo njeriu. Sipas paragrafit 2 të nenit 10 të Konventës, liria e shprehjes aplikohet jo vetëm për informata dhe ide që mirëpriten  ose konsiderohen si jo ofenduese, por edhe për ato të cilët janë ofenduese, shokuese ose ato të cilët shtinë trazira në shtet apo në cilën do pjesë të popullsisë. Kjo përfshinë edhe kërkesat të cilat i kërkon pluralizmi, tolerancën dhe mendimin liberal pa të cilët nuk do të kishte shoqëri demokratike”.

Në lëndën Otto-Perminger-Institut kundër Austrisë, prej datës 20.09.1994, Seria A nr. 295-A, gjykata, po ashtu, ka shqyrtuar çështjen e detyrimit dhe përgjegjësisë të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës për lirinë e shprehjes dhe deri në çfarë mase këtë të drejtë mund ta pengojë shteti. Rasti kishte të bënte me filmin në të cilin është prezantuar Zoti Ati si senilë, idiot impotent, Krishti si i metë dhe Maria, Nëna e Zotit, si grua epshore me mënyrën e përshtatshme të shprehjes dhe në të cilin është përqeshur Eukaristia. Pra, filmi e ka kritikuar ashpër religjionin katolik i cili mbizotëron në zonën rurale të Austrisë, ku filmi do të shfaqej. Gjykata vlerësoi, duke përkrahur ndalimin e shfaqjes së filmit, se e drejta për lirinë e shprehjes nënkupton edhe detyrimin për parandalimin e shprehjes së ideve të cilat për të tjerët paraqesin ofendim të paprovokuar. Është e qartë që liria e shprehjes, e cila në shumë vende theksohet në këtë aktgjykim, nuk mund të drejtohet kundër lirisë dhe integritetit të lirive tjera.

Sulmi terrorist në redaksinë e magazinës Charie Hebdo në Paris ka hapur një nga pyetjet kyçe: cilat janë kufijtë e lirisë së shprehjes? Si të përcaktohen kufijtë e lirisë së shprehjes? A paraqet liri të shprehjes përqeshja dhe ofendimi i religjionit tjetër? A është liri e shprehjes publikimi i karikaturave të profetëve fetar? A legalizohet në këtë formë liria e ofendimit? A është liria e shprehjes profit në fatkeqësinë e dikujt tjetër? A fton liria e shprehjes në jotolerancë? A to të nxisë liria e shprehjes urrejtjen, ekstremizmin dhe tensionet?

Ato që mendojnë se me publikimin e karikaturave të llojllojshme do të ofendojnë profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të), për qëllimet e veta politike dhe profitabile, gabojnë rëndë. Se sa ishte i keqtrajtuar ai gjatë thirrjes në islam, si dhe mënyra si i ka duruar të gjitha, mund të kuptohet nga ajeti në Kur’an: “Duroje atë që ato flasin dhe shmangi ato në mënyrë të përshtatshme” (73:10).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi