A. Maloku: INTELEKTUALI ËSHTË I DETYRUAR

(Nail Draga, “Intelektuali dhe paragjykimet”, “Art Club”, Ulqin, 2013, 238 f.)dr Naili

Studiuesi nga Ulqini, dr. Nail Draga, krijimtarisë së tij publicistike, analitike e shkencore ia ka shtuar edhe librin e tij “Intelektuali dhe paragjykimet”, i cili sjell për opinionin një diskurs shumëpërfshirës. Etika, kultura, retorika, toleranca, demokracia, pluralizmi, përgjegjësia, çështjet kombëtare janë blloqet që e kanë ndërtuar librin, kurse boshti dhe themeli është intelektuali dhe përgjegjësia e tij që ka ndaj shoqërisë.
Autori Draga diskursin në librin e tij e ka ndarë në dy nivele, atë social e politik dhe kulturor, duke i ngjitur edhe një pjesë me recensionet që autori ua ka bërë disa veprave të autorëve të tjerë.
Tema për intelektualin është mjaft e rrahur në arenën e publicistikës, qoftë qasja shkencore, qoftë ajo analitike. Që në parathënie të librit, autori Draga fenomenin e të diskutuarit e të shtjelluarit të temës për intelektualin e arsyeton me faktin se “diskursi i tillë është varur vazhdimisht prej rrethanave shoqërore të vendeve gjegjëse”. Pra, tema për intelektualin është imponuar nga rrethanat dhe se me ritematizimin e kësaj teme i ndihmojmë kujtesës për detyrat që i ka intelektuali në proceset shoqërore, siç autori ka merak të shprehet, “në mjedisin përkatës”.
Duke mos i marrë në shënjestër faktorët e tjerë përcjellës të intelektualit, autori Draga menjëherë na jep në librin e tij, “Intelektuali dhe paragjykimet”, shpjegimin semantik të termit intelektual, duke i bërë edhe një shpjegim, dallimit qenësor, në mes të termit në fjalë dhe inteligjencës. Me referencë nga fjalori i gjuhës së sotme shqipe, autori nxjerr në pah, atë që çdo njeri duhet ta ketë të shënjuar në fletore të tij, pra atë se çka është të jesh inteligjent e çka intelektual. Inteligjent: “është njeri me aftësi të dalluara për ta kthyer realitetin që e rrethon në dobi të vetes”, kurse intelektual: “është ai njëri me aftësi të dalluara për ta kthyer realitetin në dobi të të gjithëve”.
Studiuesi Draga shtjellimin e temës së intelektualit e lakon në disa shpjegime, edhe nga ato faktografike, duke përmendur qasjen e autorëve si Gjergj Fisha e të tjerë për intelektualin, për të vazhduar deri te mënyra se si është parë intelektuali në sistemin monist dhe tani pluralist të funksionimit politik.
Autori Draga kur flet për angazhimin apo mosangazhimin e intelektualit në jetën politike, i referohet thënies kryevepër të filozofit dhe oratorit konservativ irlandez, Edmond Burke, kur ka thënë: “për të triumfuar e keqja mjafton që njerëzit e ndershëm të qëndrojnë anash”. Praktikisht për studiuesin Draga, intelektualët do të bënin gabim të madh nëse do të prisnin të demokratizohej politika më parë dhe pastaj ata të angazhohen. I provokuar nga mendja e oratorit dhe filozofit Edmond Burke dhe mendimi i intelektualit dr. Nail Draga, në lidhje me pjesëmarrjen e intelektualit në politik, më shumë e kam përqafuar shpjegimin e akademik Esat Stavilecit, kur thotë: “Kam qëndruar “jashtë”, por jo “larg” politikës. “Mospërcaktimi im politik”, në dukje të parë, është në fakt, një përcaktim shumë i qartë: “nuk jam me asnjërin, sepse dua të jem me të gjithë”.
Ajo çfarë në thelb të fton me mendimin e tij, autori Dr. Nail Draga është mbajtja aktiv e të ndërgjegjshëm për proceset shoqërore në të cilat intelektuali duhet të jetë i angazhuar përmes kontributit të tij. Në shtjellimin e tij, studiuesi Draga nuk e thërret intelektualin tekanjoz, kritik pa konstrukt e në disfunksion me synimet shtetërore e kombëtare, por të kundërtën.
Në librin e tij dr. Nail Draga flet për proceset politike dhe funksionin e politikanit shqiptar në Mal të Zi, duke përshkruar mirëfilli ngjarjet që kanë lënë shenja në historinë social-politike e kulturore. Tekstet kanë një karakter, përveç analitik, edhe planprogram dhënës. Ngjarjet që kanë provokuar mendjen e studiuesit Draga, i cili është i njohur nga ato anë shqiptare në Mal të Zi për një diskurs historiografik në publikimet e tij, në librin “Intelektuali dhe paragjykimet” shtron me vendosmëri edhe sukseset dhe humbjet e politikës shqiptare atje, duke filluar nga sistemi njëpartiak deri tek pluralizmi, nëpërmjet ndihmës që shqiptarët i kanë dhënë Malit të Zi të pavarësohet e deri në ditët e sotme. Lexuesi i publikimeve të studiuesit Nail Draga mund të vërej se me sa kujdes dhe me çfarë përgjegjësie e detyrimi intelektual u është qasur fjalëve, emrave, fjalive, emërtimeve, definicioneve, mënyrës së të shprehurit politikisht e historikisht korrekt, konform terminologjisë bashkëkohore.
Për fund mund të them se si njohës e përcjellës i publicistikës së dr. Nail Dragës, studiuesi në fjalë kërkon atë më të rëndësishmen për rrethanat në të cilën jetojnë shqiptarët në të gjitha trojet e tyre në Gadishullin Ilirik: Përgjegjësi, etikë, korrektësi, angazhim të detyruar për të mirën e qytetarit, shtetit dhe kombit. Nga intelektuali i përndritur kërkon të jetë kujdestar i politikanit, ngaqë intelektuali i vështron rrjedhat politike e shoqërore, ai rekomandon për to në bazë të kredive shkencore, ndërsa politikanët i ndërtojnë dhe aplikojnë rrjedhat politike, e që mund të jenë edhe të gabueshme, ditore e pa kohezion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës. “Thonë se Zoti i do