A.Mehmeti: MBI 1.200 DENIME NGA POLICIA KOMUNALE

Sipas raportit të bërë publik me 31 gusht nga Kryeshefi i Policisë Komunale Amir Mehmeti, ky sezon ka qenë mjaft sfidues për Inspeksionin Komunal.
Zhurma dhe mungesa e vendeve të lira për parkim u cilësuan si barrat më të mëdha me të cilat janë përballuar gjatë muajve që lëmë pas.
Mehmeti ndër të tjera tha që janë shqiptuar gjithsejt 169 dënime për prishje të rendit, 36 për zhurmë, 21 për punime gjatë periudhës së ndaluar me ligj. 859 shoferë janë denuar për parkim jo të regullt, përderisa 130 automjete janë larguar me ndihmë të “merimangës” me qëllim përmirësimin e mbarëvajtjes së komunikacionit në qytet gjatë sezonit verorë.
Problem në vete paraqesin taksistët pa licencë,18 prej të cilëve janë dënuar nga ky institucion për këtë veprim të paligjshëm.
A.Resulani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi