A.NIKOLAIDIS: ISHA EMIGRANT – LARG ÇDO GJËJE, MË SË LARGU NGA VETJA

Andrej Nikolaidis - Copy…Kur, para disa muajsh, nuk kujtohem saktësisht, në televizion pash një grup të rinjsh nga Siria, të cilët, të rreckosur dhe të uritur, bridhnin nëpër Podgoricë, mbasi që nga Shqipëria hynë në Mal të Zi, mu kujtua mëngjesi kur vëllai im i vogël dhe unë, duke ikur nga Sarajeva, dolëm nga treni në Tivar. Ishte pranverë, siç tani, frynte murrani, ndërsa stacioni ngjante bosh, sikur të ishte evakuuar. Në parking para stacionit gjetëm taksistin i cili kërkoi paturpësisht shumë para për të na çuar deri në Ulqin.

E kishte të qartë që jemi në telashe – e kishte të qartë se në atë telashe ai mund të përfitojë. Kemi hyrë në shtëpinë boshe, të errët dhe të akullt të babait: atë mëngjes nuk ngjante në vendin ku kalonim verërat. Deri në mbrëmje frynte shiroku dhe unë natën e kalova duke u kollitur, sepse u zgjua bronkiti im kronik i cili do të më lërë vetëm disa vite më vonë, kur fillova ta pijë duhanin.

Në mëngjes i thashë vëllait: “Mirë, tani jemi të sigurt”, por kjo nuk tingëllonte ngushëlluese. Prej atij moment e deri sot ndjej që në mes meje dhe jetës time ekziston distancë e jashtëzakonshme, e pakapërcyeshme. Ngjan sikur ne dy, unë dhe jeta ime, jemi më larg se Sarajeva dhe Ulqini, më larg se Siria dhe Gjermania.

Mund ta quani këtë mërgim ose migrim, mund të ja jepni ndonjë emër tjetër, më modern dhe më steril. Njëjtë: të jesh imigrant, të jesh refugjat, me aq sa di unë, do të thotë veç një: të jesh larg. Të jesh larg çdo gjëje, e më së largu nga vetja. (Al Jazeera Balkan).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi