A.Peroviq: PAS KONTRABANDËS SË NAFTËS, LOJËRA TË SHEIKËVE VENDAS

Aleksandar PerovicDrejtuesi i Lëvizjes ekologjike “Ozon” Aleksandar Peroviq ka kritikuar ashpër marrëdhënien 25-vjeçare të zyrtarëve shtetëror me mjedisin natyror.

“Gjithmonë pyesja veten deri ku shkon paturpësia e dikujt dhe cilët janë kufijtë e mizorisë tuaj? Sa duhet dikush fillimisht ta urrejë veten, pastaj të gjithë me radhë, kur vendos që pashpirt të shkatërrojë shtëpinë e vet dhe të humb çdo gjë që ka trashëguar nga të parët? Sa të keqe duhet të ketë në zemrën e dikujt që mos të kujdeset për atë çfarë i lënë pasardhësve të vet”, shkruan Peroviqi në blogun e tij.

Ai veçanërisht kritikoi qëllimin që të bëhen hulumtimet e naftës dhe gazit në det dhe nëndet. “Të shihni a ka atje më ndonjë gjë që mund ta shfrytëzoni. Jeni mërzitur me kontrabandën e naftës, tani dëshironi të luajmë pak lojën e sheikëve vendas? Ose ju çanë kokën, si neve, këto platforma politike, kështu që nafta është (pre)okupimi juaj i ri? Është betonuar bregdeti në shkumë të detit, e tani të kalohet pak në objektet mbiujëse”, shkroi drejtori ekzekutiv i “Ozonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi