Bazuar në të dhënat e fundit të Byrosë së punës në Ulqin, numri i personave të papunë është zvogluar për 384 veta apo për 30.68%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit telë kaluar.
Sipas Ligjit për ndërmjetësim në punësim punëdhënësit janë të detyruar që vendet e lira të punes t’ ia paraqesin Entit për punësim.
Nisur nga kjo, deri me 24 Korrik të këtij viti punëdhënësit pranë Entit për punësim kanë lajmëruar 18.936 vende të lira pune, prej të cilave 804 në Ulqin, që është për 8,53% më shumë krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2022.
Me këtë qëllim Enti për punësim i Malit të Zi fton të gjithë personat të cilët janë në kërkim të një vendi pune që të paraqiten pranë këtij Institucioni duke qenë që kërkesat për punëtorë nga ana e punëdhenësve janë të mëdha , sidomos gjatë sezonit.
Për Ul-info nga Enti për punësim deklaruan që pranë këtij institucioni evidentohen më së shumti ekonomistë, juristë, menaxherë dhe edukatore,por duke qenë se kërkesa për këto profesione në treg është e lartë personat nga këto profile punësohen më lehtësisht.
Nga Enti për punësim i Malit të Zi shtojnë që “Nëse krahasojmë oferten dhe kërkesën arrijmë në perfundimin që më shumë kemi kerkesa sesa oferta për punë, sidomos në sektorin e gastronomisë”.
Tregut të punës në Mal të Zi i mungojnë profilet si:Mjeshtër për përgaditjen e picave, kamarier, kuzhinier, mirëmbajtës të dhomave, recepcionist e furraxhi.
Kerkesë e madhe është edhe për punëtorë në ndërtimtari por njekohësisht edhe për motra medicinale,teknikë të medicines dhe stomatologjisë.
Edhe kur jemi tek arsimi kërkesat i tejkalojnë ofertat, thonë nga Enti për punësim.
Në Mal të Zi mungojnë kuadrot si: profesorë matematike, profesorë të biologjisë, fizikës, kimisë, profesorë të instrumenteve muzikore si dhe inxhinier të diplomuar të ndërtimtarisë e doktor të medicinës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së punëve të brendshme në Mal të Zi, si pergjegjëse për lëshimin e lejeve për qëndrim të përkohëshem dhe punësim të shtetasve të huaj ,nga 1 janari deri më 20 korrik 2023 janë lëshuar 24.222 leje.