A.Resulani: Nxënësit e shkollës “Marshall Tito” të hënen rikthehen në bankat e shkollës

Pas reagimit të grupit të prindërve në lidhje me ndarjen e nxënxësve në SH.F “Marshall Tito”, pranë këtij instituconi për vëzhgim të situatës shkuan përfaqësuesit e Drejtorisë për punë Inspektuese të cilët arritën në konkludimin që ankesat e prindërve ishin të drejta dhe të bazuara në ligj.

Në letrën zyrtare të bërë publike disa orë më parë nga ana e udhëheqësit të grupit të prindërve, Gazmend Çitaku ndër të tjera thuhet që SH.F. “Marshall Tito” nuk ka pranuar asnjë vendim me shkrim(leje) nga ana e Ministrisë së Arsimit për aprovim të kërkesës së bërë nga përfaqësuesit e këtij institucioni për ndarje të nxënësve dhe formim të paraleleve të reja.
Pas vëzhgimit të situatës në terren Drejtoria inspektuese ka arritur në konkludimin që me ndarjen e nxënësve të klasës së shtatë, tetë dhe nëntë drejtoresha e SH.F “Marshall Tito” ka angazhuar pesë arsimtarë shtesë. Bazuar në këtë Medina Çoba ka shkelur regulloren për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës për vitin shkollorë 2023-2024.
Nxënësit e prekur nga kjo dukuri, të hënen do të duhej të rikthehen të buzëqeshur në bankat e shkollës me shoket me të cilët kanë filluar bashkë rrugën e dijes, disa shtatë e disa tetë vite më parë.
A.Resulani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi