A.Resulani: Po ju sjell 10 propozime se si mund t’a kaloni një ditë të bukur me shi në Ulqin

  1. EKSPLORONI QYTETIN

 

Nuk është e thënë që sa herë që jeni në Ulqini të vizitoni Qytetin e vjetër të njohur si Kalaja e Ulqinit. (Atyre të cilëve akoma nuk i është dhënë kjo mundësi, atëherë ja ku e kanë idenë perfekte për t’u njohur me historinë e vjetër të kētij qyteti 2500 vjecarë, për t’u njohur me familjet që vazhdojnë të jetojnë këtu, e pse jo edhe për të vizituar ndonjë nga restorantet e zonës e për të shijuar një drekë apo darkë të paharrueshme.

Të gjitha këto të shoqëruara me sesionin e fotografive të jetës suaj.)

Atyre që tashmë i është dhënë mundësia të shijojnë magjinë e Kalasë së Ulqinit, do t’i thoja “Ju lutem, nisuni drejtë Ullishtës së Ulqinit. Aty nuk keni nevoj për ciceron. Çdo degë flet vetë, rreth lashtësisë, mbijetesës e përfitimeve shëndetësore nga e gjithë kjo pasuri natyrore.

Nga këtu, rruga vetë do të ju çojë për tek Gjiri i Valdanosit , i cili s’ka nevojë për shumë përshkrim. Do ta dashuroni në shikim të parë këtë vend.

Nesë pas kësaj vizite ju lind dëshira që kjo shetitje t’ju zgjasë më shumë, mund të akomodoheni në ndonjë nga shtëpizat e shumta prej druri që gjinden në këtë zonë.

 

  1. PROVONI GATIMET TRADICIONALE TË VENDIT

Falë historisë dhe traditës së lashtë Ulqini shquhet edhe për gatimet e shumta tradicionale të cilat fatkeqësisht nuk mund të gjenden lehtë nepër restorante.

Propozimi im për ata të cilët kanë qefë të njihen edhe me këtë anë të Ulqinit është të vizitojnë Hotelin “Palata Venezia” ku specialitet kryesorë kanë Bamjet e Ulqinit.

Më besoni që ia vlenë.

Nese tashmë jeni nisur drejtë pikës kufitare Sukubinë – Muriqan por që zemra ju thotë të mos largoheni nga Ulqini, atëherë kam një propozim ideal për ju.

Vizitoni muzeun – etnografik në Draginë, ku ndër të tjera mund të shijoni edhe ushqimet e zonës, 100 % bio e të përgaditura me shumë dashuri.

Nesë shiu ka ndikim negativ në disponimin tuaj dhe jeni nga ata të cilët në ditë të tilla preferoni që ditën ta kaloni brenda dhomës së hotelit, e kam idenë se si mund ta përmirësoni këtë.

Porosisni gatimet tradicionale tek gratë artizane të Ulqinit, qofshin ato edhe ëmbëlësira. Në këtë menyrë do ndihmoni bizneset e vogla, por ç’është më e rëndësishmja do të ndiheni sikur jeni në shtëpi dhe po hani ushqimet e përgaditura nga nënat tuaja.

 

  1. Bëni shoping

Nëse rreshjet e shiut tek ju ndikojnë negativisht, atëherë ja ku e keni mundësinë për tu relaksuar duke kryer blerjet tuaja nepër dyqanjet e vogla në Çarshi apo edhe në ndonjë nga qendrat tregtare.

 

  1. Përkrahni bizneset e vogla private të këtij vendi

Duke qenë se jetojmë në periudhën e kulminacionit të zhvillimit të teknologjisë, edhe blerjet tona; për arsye nga më të ndryshmet, po i kryejmë në këtë mënyrë.

Nesë doni të zgjidhni dhurata të veçanta nga Ulqini për të dashurit tuaj, këto janë propozimet e mija.

 

○ Hand made by Drita

○ Lili hand made soaps

○ Cookie house Ulqin

 

  1. Tregtoni produkte bio si vojin e ullirit. Vizitoni ndonje nga mullijte për perpunimin e vojit

Zgjidhni ullinjtë më të mirë, dërgojeni në mulli për shtypje dhe në shtëpi kthehuni me një kujtim më ndryshe nga Ulqini dhe me vojin më të shijshëm që keni provuar ndonjëherë.

Çdo gjë e përgaditur para syve tuaj. Ku ka më mirë se kaq.

 

  1. Vizitoni tregun e gjelbert ne Ulqin e tregtoni frutat apo perimet e stinës nga prodhuesit vendas.

 

  1. Vizitoni pazarin e peshkut

Në Ulqin thonë që kur bie shi është “mat peshkut”. Ja ku e keni mundësinë më të mirë për të përfituar nga një ditë pa diell në Ulqin.

 

  1. Beni gjiro nepër fshatrat në rrethinë, ndalni në një cep e meditoni

Pothuajse të gjitha fshatrat e Ulqinit janë të aksesueshme për çdo llojë automjeti, dhe janë të distancuara vetëm dhjetëra kilometra larg (rreth 20 kilometra fshati më i largët).

Do ju propozoja Shasin ku mund të vizitoni qytetin e vjetër, liqenin e Shasit, të beni gjiro me kuaj e bukuritë e shumta që natyra ia ka dhuruar këtij vendi.

Nesë doni të shihni kisha të vjetra, burime natyrore uji në çdo cep, natyrë të virgjër që kënaq sytë dhe mendjen atëhërë shkoni në Salç. Vetëm 7 kilometra larg qytetit të Ulqinit.

 

  1. Kushtojani këtë ditë shoqëruesve tuaj në këtë udhëtim

Ky do të ishte propozimi im për të akomoduarit në hotele. Kaloni ditën në pishinë, porosisni vaktin apo kafen tuaj te preferuar e konsumojeni duke shijuar pamjen e detit nga ballkoni i hotelit.

 

  1. Mos u nisni drejtë pikës kufitare sa fillojnë rreshjet e para, se sidoqoftë më mirë një kafe në Ulqin me pamje në detë sesa kudo tjetër në botë.

 

E për fund po ju them vetëm, mos na thoni as se “u smu gjyshja” se edhe vetes edhe neve i jepni stres. Hajdeni “na çelni pak sytë” që edhe ne dimrit mos të rrijmë vetëm në gjumë, siç jemi mësuar por të vijmë e të shijojmë edhe ne bukuritë e Kosovës sa herë te na jipet mundësia.

One Response

  1. Ke harru mi shkru se duhen cizmet edhe cerada nese shken n ullisht, Shas, n pazar ose fshatrat e rethines. Pa a nuk keni dicka tjeter ju pi UL-info me qit par shkrime kshtu. Un shikej ktu me marr denji lajm per Ulqin ose me lexu dicka interesant e kja isht kat fare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi