I pasur me oksigjen, sulfur shërues e pejsazh që të qetëson mendjen dhe trupin në të katër stinët.
Zona për të cilën Ulqini jonë i bukur, ndër të tjera, shquhet edhe për turizëm shëndetësor. Shetitorja përgjatë pyllit të pishave, apo siç njihet nga vendasit “Rruga Allbatrosit” që nga akshami e gjerë në sabah është në errësirë të plotë.
Kjo tashmë për një periudhë shumë të gjatë.
Ankesat vijnë nga çdo anë, pothuajse të gjitha në drejtim të NP “Të mirat detare” të cilat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj zone.
Nga NP “Veprimtaritë Komunale” thonë që zgjidhja e vetme e këtij problemi do të ishte zëvëndësimi apo vendosja e sistemit të ri të ndriçimit në këtë zonë, pasi që për shkak të vjetërsisë së instalimeve ekzistuese, intervenimet nuk po japin rezultate, e edhe atëherë kur shohim pak dritë, errësira rikthehet dhe vazhdojmë të përballemi me të njejtat pamje.
Jo rallëherë këto pamje janë të frikshme dhe shqetësuese për numrin e madh të qytetarëve të cilët si për rekreacion apo për përfitime shëndetësore do të donin që të qetë ta përshkonin këtë rrugë e cila është një nga pasuritë tona të përbashkëta të cilat na i ka lënë në amanet natyra, amanet të cilin po e shkelim në besë.