A. Sulejmani: FLAMURI QË TË BËN LIDER

argezon sulejmaniNë vigjilje të 101 vjetorit të shpalljes së nje copë mëvetësie të tokës së të parëve tanë, sot, që nesër t’i lëmë rendin vetëm festës e harmonisë, është rendi që me seriozitet t’i qasemi fjalëve të mëdha të lëshuara dhe bëmave minore te prekura nga të gjithë ne: mbetjet e ngurta të një shpirti kombëtar pas kasaphanës. Është në natyrën e njeriut që në përvjetore, veç festes deri ne shthurrje, të gjejë qetësinë dhe maturinë e të bëjë bilancet e kohës për sa motivohet drejt feste. Po, për rastin në fjalë, a po e bën dikush bilancin e Përvjetorit(-eve) të flamurit kombëtar!? Cilat janë të arriturat, ngecjet, sfidat…?

Flamujt kombëtar janë simbolet më përbashkuese të një kombi. Veç kësaj, janë këta nga ato shenjat më përfaqësuese të nacionaliteteve. Si të tilla, janë ata çertifikata e domosdoshme e çdo populli në të sotmen e globit tonë. Pa to, e gjitha epoka e sotme e humb kuptimin. Është njëlloj e pakuptimtë si të takosh një njeri në mes të udhës, që përtej vetëdijes, nuk guxon, nuk di apo nuk do dijë për emrin e vet. I njëjti pastaj kthehet në rrezik potencial për çdo bashkëbisedues apo takimtar. Akoma më keq, nëse ky i fundit tenton të bind anonimin se ai duhet ta ketë një emër dhe se atë duhet te ja thotë ‘në vesh’ po ky. Kaq e thjeshtë, deri banale, është dhe shtypja ndaj simboleve kombëtare të çdo grupimi nacional apo çdo kombësie. Kujt i hynë në punë këta njerëz, që më pas bëhen grupe, më tej turma, etj. por që të gjithë privohen e tuten nga sheshimi i të vërtetës së vet. A mos janë këta jashtëtokësorët?

Përtej kësaj, neve, si qënje me vetëdije dhe intelekt, na takon të bëjme vet bilancet e përvjetoreve. Në këtë rast të simbolit tonë kombëtar. E nga cilido këndvështrim ta hedhim dritën do të gjejmë dekada të tëra pervuajtjeje në kërkim të identitetit mbështjellur me flamur. Më e keqja (ose e mira) e kësaj, me këtë do të zdritim shumë emra e mbiemra që u është shpaguar majmë sorollatja rreth flamurit, fizikisht apo verbalisht. Por, veç pozitave të tyre, naltësimeve, superpagave, shtëpive shumëkatëshe e dhënjes shkelëm fukarallëkut, do të mund të gjejmë shumë pak bëma që naltësuan në pikën e duhur simbolin tonë kombëtar. Gjithsesi, ata arritën të ngrenë një flamur. Por, që është vetëm i tyre. Ata, më shume se të gjithë ne, kanë arsye t’a duan flamurin, t’i këndojnë e t’i thurrin laved, ata ja panë ‘hajrin’ flamurit. Edhe e bëjnë. Edhe thërrasin të tjerë t’a bëjnë. Edhe thyejnë ligje për ta valvitur atë në fushata. Edhe e harrojnë përsëri për katër vite. Edhe prapë e prapë populli bie në karremin e tyre. Edhe ata prapë naltësohen dhe e fusin palosur në xhaketë ‘mavrinë’.

Është përvjetor nesër. Dhe ne duhet t’u japim zë te gjitha heshtjeve tona të mundimshme, sot. Të gjithë ne e dime të vërtetën, veçse e heshtim, e ‘hamë gjuhën me dhëmbë’ , sepse e gjithë kjo na bën fajtor të gjithëve. Çështja e flamurit na ka stërmunduar e sfilitur neve si mbetje e kombit në këto troje. Në anën tjetër po kjo çështje ka dekoruar e çifliguar shumë individë tanë, në emrin tonë, me aprovimin tonë, me numrat tonë. Në këtë rrjedhë, flamuri ynë kombëtar këto dy dekada ka qenë udha më e shkurtë drejt liderizmit. Kështu, ne kemi prodhuar personazhe që deri dje flisnin në emër të kombit, kurse sot na kërkojnë që kombi të flasë në emër të tyre.

Pezmatimi ka arritur deri në atë pikë sa njerëzit nuk duan të ja dinë më për flamujt. Sepse, ju vetë u keni thënë, disfatave, se fundja ata janë thjeshtë një copë pecë. E prapë, fushatave, i keni indoktrinuar me madhështinë prej pece. Për këtë, sot, që neser t’u lëshohemi të gjithë festimeve, dukurisë dhe mjelësve të saj duhet t’u themi me gojën plot: Boll më!

Kaq për sot.

Nesër është festë. Unë uroj që flamuri ynë kombëtar të naltësohet në qiellin meritor. Atje ku duhet të ngrenë krye të gjithë simbolet e kombeve te globit.

Gëzuar! Me mend!

27.11.2013.
Katërkollë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do