A.Th.Kallço: FLUTUR(AKJA) MOS TË NDALET

Libraria ArtiKufijtë në konceptin e tyre hapësinor detyrimisht ndajnë qytete, vende, kontinente, por në konceptin e tyre filozofik dhe artistik, mendimi nuk gjen kurrë pengesë sado të larta të jenë barrierat. Kultura si pjesë e shpirtit të një populli nëse vetëizolohet, nëse ndahet nga e tëra botërore, do të gjejë barriera të cilat mund t’i kapërcejë dhe në këtë pikë do të pushojë së rrahuri zemra që i jep jetë shpirtit, vetëshkatërrimi do të ishte alternativa e fundit, drejt së cilës ligjësitë do të vepronin pamëshirë. Shpirti shqiptar edhe pse i ndarë në shekuj, i shpëtoi këtij fataliteti dhe tash po përpiqet të bashkohet në një shpirt të vetëm, me një pasuri të madhe dhe plot vitalitet. E ndërsa kufijtë e një kulture të madhe do t’u duhej kohë që të shuheshin, tjetër rrugëtim ndjek kultura e çdo individi, që edhe pse e vogël nga tërësia, bëhet e njohur, pasi përmes tyre shtrihen damarët e së madhes që mund të qarkullojë e lirshme më pas. Fatin më të madh në këtë përpjekje galopante e kanë ambasadorët e parë të kulturës, artistët që me veprat dhe punën e tyre, hapin një dritare, edhe pse e vogël në plan të parë, por është shteg ku detyrimisht do të kalojë e gjithë kultura e një kombi. Jo rastësisht libri i parë i fluturës sonë shumëngjyrëshe fillon me një poezi dedikuar artistit ku thotë: Në ata sy/ishte shkruar/e pashkruara/e pathëna…E ky fluturim vazhdon më tej në një botë ku siç e meriton vendin kryesor e zë gjithmonë ndjena më e madhërishme dhe më fisnike, DASHURIA.

Nguruese në fillim, më pas orientimi merr forma të dukshme, ndizet, zjarri përpin gjithë qenien dhe botën, arrin majat e saj dhe nga sipër na tregon rrugën e drejtë ku duhet të synojë njeriu. Thirrja e autores është kushtrimi që na zgjon : Zgjohuni/përbindësha të ndjenjave të harruara/të përbaltura/zgjohuni dhe tregoni/ç’bukuri kishte jeta…Jeta në çdo çast që jetohet është e bukur dhe e meriton vëmendjen, pasi agonia është akti final paraprijës i ndjenjave. A sa mund të zgjatë një agoni? Sado ta ketë kohëzgjatjen e saj, fundi është i shkruar. E ndodh që tek zgjohemi në një dhomë, të vetmuar, e para ide që duhet të na e mbushë qenien është lumturia: mbylli sytë/ dhe përsëri lumturinë ëndërro – na fton Flutura që të mos na kapë dhe fundosë pesimizmi, një realitet që rëndom po e ndeshim përditë në jetë. Në këtë realitet ku shpesh shpirti e përshkon të errët, errësira e jetës, e bukos zemrën, sado të dergjet në kërkim të rrugëdaljeve të pamundura, aty pranë në Ulqin është deti, i vetmi shpëtimtar për njeriun, pasi ashtu si vala edhe errësira një ditë davaritet, si mjegulla pas diellit.

Pas kësaj mjegulle natyrisht ka një të vërtetë edhe pse e fshehur përkohësisht dhe jetime, por përsëri ajo ekziston në rrethrrotullimet :..me mijëvjeçare/si theqafje/në rreth vicioz ndalon/ atëherë kur e vërteta…shfaqet…Por nuk harrojmë se jeta nuk do të kishte kuptim e kapur fort pas një kolone dhe rreth saj të vërtitej dashuria, e vetme do të ngjante me një kalorës fantazmë që kurrë nuk do të merrte pamje., sepse Ka momente për çdo gjë, edhe pse na duket se Përjetësia nuk ekziston…Ëndrrat janë tërheqëse se për një farë kohe të mbajnë gjallë dhe me mendje të çelur drejt një vizioni që jo gjithmonë mbetet ëndërr, edhe pse nga pas hijet nuk i ndahen. Por nëse ëndrra gjen dritën e shfaqjes, atëherë kjo është shtysë për ëndrra të tjera. Kur ëndrra sfumohet dhe i drejtohesh me ndërgjegje deluzionit, përsëri hijet janë bashkudhëtare, edhe pse më të forta. Autorja në profesionin e saj si aktore, e ka mëse të qartë se ka disa hije që vështirë të zhduken : E di/ si hije ecte pas saj/dhe asgjë më shumë se hije/mbeti edhe sot. Sado të endemi në udhëkryqet tona të jetës, ku fati shpesh luan me ne, përsëri vendlindja është atdheu që kurrë nuk na tradhton, që nap retë, me të cilin mallohemi sapo dalim pak prej portave të tij, në kërkim të një lirie më frymëdhënëse. Ky rrugëtim ndodh të jetë i gjatë, por përsëri mbetet i shkurtër kur mendja thellësohet në kujtime dhe nostalgjia të rrok të gjithnin, të trondit dhe shastis, sepse duket sikur ke humbur në një botë që nuk të përket : Ahh, i tillë është Ulqini/  Jeta është Ai/  Ulqini është vetë jeta…
Uroj që fluturakja jonë të mos ndalet këtu, por të thithë nektare gjithmonë, që të na dhurojë ndjenja të ëmbla, sublime, drithëruese, ngazëlluese, si vetë jeta. (KultPlus.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

“Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: VLONI UJIN

Sh.p.k “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin lajmëron të gjithë qytetarët se për shkakë tē reshjeve të shumta të shiut ka ardhë deri te turbullimi i ujit. Bazuar në situaten e krijuar ju lajmërojmë se uji