Drejtuesit e Ndërmarrjes publike „Ulqin“ morrën pjesë prej datës 15 deri më 17 maj në panairin ndërkombëtar „Caccia village“, në Itali.
Në këtë manifestim, i cili sipas rëndësisë është në majën evropiane, ishin 450 pjesëmarrës dhe rreth 25 mijë vizitorë.
Ulqini kishte stendën e vet, ndërsa për këtë rast janë përgatitur materiale të veçanta propaganduese.
„Kishim bisedime me organizatorët e mëdhenj italian të udhëtimeve në turizmin e gjuetisë dhe presim që prej vjeshtës të kemi më shumë dashamirës të gjuetisë nga ky vend“, tha drejtori i NP „Ulqini“ Ajet Zaga.
Ai shtoi se kjo ishte hera e parë që kjo ndërmarrje të prezantohet në një panair të tillë.