Pas suksesit të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarët e teatrit “Teuta” u kthyen në Ulqin.
“Salla e njohur Symphony Space në Njujork ishte plotë me Ulqinakë dhe emigrantë nga kjo zonë të cilët erdhën të shohin, me lot në sy, dramën “Nana”. Aty ishin përfaqësuesit diplomatik të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, tha drejtuesi i Teutës Munib Abazi.
Sipas fjalëve të tija, grupi i Ulqinit ia ndau fletëfalënderimin organizatorit të qëndrimit të tyre në Amerikë Cafo Bogës, gjersa anëtari i Asamblesë së Njujorkut Mark Gjonaj, i cili është me prejardhje nga Ulqini, iu ndau mirënjohje të veçantë.