“Para rebalancit të buxhetit është aprovuar tatimi i krizës dhe është rritur TVSH në mënyrë që mbi supet e qytetarëve të paguhen aktivitetet ilegale dhe korruptive të Qeverisë dhe aranzhimet me tajkunët rus”, deklaroi deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.
Ai tha për “Dan” që në këtë situatë çdo pushtet i përgjegjshëm do të jepte dorëheqje. “Bëhet fjalë për borxhe të cilat kryeministri i kësaj dhe qeverisë më herët i ka krijuar dhe mbledhur dhe të cilët më në fund erdhën për pagesë. Dhe ende kanë për të ardhur”, tha ai dhe shtoi që “Mali i Zi është bërë kreditoman dhe nuk do të mund të mbijetoj ndryshe përveç të marrë hua përsëri, kështu që gabimet e kësaj qeveri paguhen duke futur duart bë xhepat edhe ashtu të zbrazët të qytetarëve”.