Lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dr. Dritan Abazoviq avancoi në shkallën e popullaritetit të politikanëve në Mal të Zi, thuhet në përfundimin e IPSOS Adria.
Ai tani është në vendin e katërt, një më lartë se në hulumtimin e fundit i cili u publikua në korrik.
Sipas IPSOS-it, vlerësimin më të mirë e ka ministri i sportit Nikolla Janoviq (52 për qind të notave pozitive), pastaj lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq me 44, presidenti i Malit të Zi dhe kryetari i PDS-së Millo Gjukanoviq me 42, gjersa Abazoviq është në vendin e katërt me 41 për qind të notave pozitive.
Pesë pikë më pak (36) nga Ulqinaku ka kryeministri i Malit të Zi dhe zëvendës kryetari i PDS-së Dushko Markoviq.