Abazoviq: CUNGU NË 2013 PRANOI NDËRTIMIN NË MENDËR

Dritan Abazoviq, Dritan AbazovicKëshilltari i URA-së në Kuvendin komunal të Ulqinit Dritan Abazoviq tha se nuk ka garanci që në gjirin e Valdanosit nuk do të ndërtohet dhe se këtë nuk e pohuan përpunuesit e Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit.

“Këtë e tha vetëm kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe neve na mbetet ti besojmë atij. Unë për këtë gjë nuk jam i sigurt”, theksoi Abazoviq gjatë diskutimit në Parlamentin lokal duke theksuar se në gusht të vitit 2013 Cungu pranoi Draftin e PHU-së i cili parashihte ndërtimin e 900 shtretërve në Mendër.

“Kjo është e vërtet dhe tani do ta bëja të njëjtën gjë. Me kusht që mos të ndërtohet në ullishtë dhe që ullinjtë t’i kthehen pronarëve të mëparshëm”, u përgjigj Cungu.

Ai më herët për Evropën e lirë deklaroi se sipas marrëveshjes së PDS-së dhe koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, u afatizua kthimi i ullishtës në Valdanos “në fund të majit, fillim të qershorit të vitit të ardhshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…