Abazoviq: CUNGU PRANOI HUMBJEN

“Duke dërshiruar zgjedhje të reja lokale Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu pranoi humbjen e vet politike. Ai tani dëshiron në mburojën e PDS-së, për dallim nga anëtarësia dhe votuesit e tij”, deklaroi deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.

Ai për “Dnevne Novine” tha që udhëheqësit në Ulqin praktikisht kanë shpallur falimentimin. “Hyrja në planin e sanimit të Qeverisë së Malit të Zi do të thotë që kryetari i ri i komunës së Ulqinit në të vërtet është ministri i financave Radoje Zhugiq, sepse të gjitha investimet dhe planet e rëndësishme do të duhen të aprovohen nga kjo ministri”, tha Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, ideja e zgjedhjeve është e mirë. “Por, Ulqinit nuk i nevojiten vetëm zgjedhje të reja, por dhe klasa e re politike”, tha ai dhe shtoi që “Ulqini është i lodhur nga xhuxhët politik dhe telekomandë-udhëheqësit që kontrollohen nga adresat tjera”.

“PDS është fajtori më i madh për erozionin moral dhe material të Ulqinit dhe të gjithë satelitët që do ta përkrahin apo të cilët do ta bëjnë në të ardhmen do të jenë përgjegjës për këtë gjë” , përfundoi deputeti i partisë Pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u