Abazoviq dërgon urim për  ditën e Ulqinit: Ulqini meriton më shumë dashuri dhe respekt.

DritoLideri i URA-s i ka uruar Kryetarit të komunës,  këshilltarëve e KK dhe qytetarëve, Ditën e Ulqinit, e cila edhe simbolikisht festohet të shtunën e parë të muajit prill.
Ulqini është qytet i cili i ka të gjitha potencialet që të jetë lokomotiva turistike e gjithë regjionit, por që edhe sot si para 30 viteve shihet qartë qe i mungon me shumë dashuri nga ana e pushtetit qendror dhe lokal që kjo te realizohet. Nuk ekziston gati asnjë komunë e cila në kaq pak hapësirë ka kaq shumë resurse natyrore, por që për fat te keq janë jashtë funksionit për krijimin e kushteve më të mira jetësore, thuhet ne urimin e Abazoviqit.
Abazoviqi thekson që problemet më të medha me të cilat ballafaqohet qyteti jane te njejta, për vite më radhë, siç është Valdanosi, Kriporja, Të mirat detare, ndërtimi i egër, mungesa e investimeve etj.
Në periudhën e ardhme duhet të punojmë më me mençuri dhe më mirë, të bëjmë përpjekje maksimale që rinia të qëndrojë në Ulqin, ndërsa zhvillimin duhet ta bazojmë në qëndrueshmëri, mbrojtje të ambientit dhe planifikim. Koha është që ti nisim investimet turistike në bazë të planit hapësinor, të angazhohemi në kapacitetet tona bujqësore, të ndihmojmë sipërmarrësit, dhe të afirmojmë kulturën tonë mijëvjeçare.
Ulqinit duhet tja kthejmë shkëlqimin, për këtë arsye është e rëndësishme që të tregojmë dashuri dhe respekt.
Dita e sotme për të gjithë ne që e duam qytetin tonë ka simbolikë të veçantë. Le të shënojë kjo e shtune e parë e prillit, fundin e mbledhjes (vjeljes) së ullinjve shekullorë, kthimin e identitetit detar të qytetit, dhe le të jetë hapi i parë drejt një sezone të suksesshme turistike.

Urime Ditën e Ulqinit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer