Deputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se nuk do të votojë për mbijetesën e Qeverisë së Millo Gjukanoviqit.
„Ky është vendimi i vetëm logjik i cili nuk kërkon arsyetim të gjerë. Përndryshe, kjo Qeveri prej kohësh meritoi që të humb besimin. Sipas gjykimit tim modest, ajo asnjëherë nuk e kishte sepse e fitoi në zgjedhje legjitimiteti i të cilave është i dyshimtë. Të gjitha ndodhitë në dy vitet e kaluara e kanë shtyrë vendin në krizë politike“, tha ai në deklaratë për Antena M.
Abazoviq shtoi se interesi më i madh i shtetit të Malit të Zi është të ketë institucione të lira legjitimiteti i të cilëve nuk do të jetë i dyshimtë.