Abazoviq: ËSHTË NJERËZORE TË FALËSH KËSHTU QË E KAM FALUR GJUKANOVIQIN

Dritan Abazoviq, Abazovic Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq, të cilin kryeministri malazez Millo Gjukanoviq në fillim të dhjetorit në Kuvend e quajti vagabondë, tha që e ka falur Kryetarin e Qeverisë për këtë incident.

“Nuk është keq të rikujtojmë që Zoti fal, ndërsa është njerëzore (fetare) të tentosh të jesh i ngjashëm me Te. Sa jam i suksesshëm në këtë gjë nuk e di, le ta vlerësojnë të tjerët, por për mua kjo situatë që ndodhi është histori e përfunduar. Ecim më tej, ndërsa shpresoj që kryeministri në të ardhmen, kur mos të ketë argumente për ndonjë pyetje të shtruar, në vend të ofendimeve të bëjë demagogji, si në orën e fundit kryeministrore. Kjo është sado-kudo më korrekte dhe e denjë”, tha Abazoviq për mediet e Podgoricës.

Ai tha që nuk pret falje nga Gjukanoviqi dhe që as nuk ka kërkuar një gjë të tillë. “Shpresoj që në ardhjen e tij të ardhshme në Kuvend më nuk do të ofendoj askënd nga deputetët. Nëse ndodh kjo, të paktën rastësisht, nga ana ime nuk do të mungoj përgjigja”, shtoi Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi