Nënkryetari i URA-së dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se do të përkrahë Rezolutën për anëtarësim në NATO, për të cilën do të fillojë sot diskutimi në Parlament.
Ai për Portal Analitika tha se anëtarësia në NATO në mënyrë rapide do të përshpejtojë ndryshimin e pushtetit aktual. “Logjika është e thjesht: PDS-së ky pompim mediatik rreth NATO-së është aduti i fundit me të cilin luan para qytetarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar. Mbasi që kjo çështje të hiqet nga rendi i ditës, nuk do të ketë më argumente për përkrahjen e këtij opsioni politik i cili në mënyrë ekonomike dhe sociale e shkatërroi shtetin dhe qytetarët. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe të gjithë diplomatët që punojnë këtu dhe tanimë marrshëm flasin për këtë gjë”, theksoi Abazoviq.
Sipas fjalëve të tija, Malin e Zi pas ftesës e pret rregullimi i madh dhe transformimi demokratik. “PDS-ja nuk do të marr pjesë në këtë gjë, sepse ai është subjekti i cili ka gjeneruar të gjithë problemet e mëdha në Mal të Zi. Pa muhabet të madh ato janë të zbrazët, jashtë mode dhe të tejkaluar si subjekt politik. Kur kësaj ja shtojmë që ato janë lidhur thellë me krim dhe korrupsion, bëhet e qartë se ato do ta përfundojnë misionin e vet politik në mënyrë të keqe”, është i bindur Abazoviq.