Abazoviq: GURËT BIEN NË SHTËPIA, VIDHET RËRA, E TË GJITHË HESHTIN

“Ju ka ndodhur në Ulqin që gurët ju bien njerëzve në shtëpia nga guroret dhe askush nuk reagon. Janë folur marrëzira që gjoja dikush nga Shqipëria vjedh dru në pyjet rreth Rozhajës. Sikur të bëhet fjalë për një copë letër, të cilën dikush mund ta fus në xhep”, tha të mërkurën në Kuvendin e Malit të Zi deputeti i partisë Pozitive Dritan Abazoviq duke iu drejtuar Komisionit për dhënien e koncesioneve.

Ai tha që në Ulqin vite me radhë është kryer eksploatimi krejtësisht ilegal i rërës, që në Plazh të madh janë krijuar kratere të mëdha, e askush nuk deshi të kthej kokën për këtë problem. “Pse atëherë nuk reagoi Komisioni? Nuk keni autorizim? Un në të vërtet nuk e kuptoj qëllimin e ekzistencës tuaj nëse nuk mund të reagoni kur shkatërrohen pasuritë shtetërore”, shtoi Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, i gjithë Mali i Zi në këto 23 vite është bërë pronë koncesioni i PDS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…