Abazoviq: HETIMI I PORTALIT LAJM.ME PO VAZHDON ME TË MADHE

Dritan AbazoviqLideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq ka deklaruar se përfaqësuesit e lëvizjes së stome URA, që prej vitit 2014, kanë ofruar të ashtuquajturin “modelin e Ulqinit” dhe pa kushte kanë bashkuar të gjithë partitë lokale, në mënyrë që PDS-ja të vijë në pushtet në Ulqin.

“Por UDBA, pas dy vitesh, e shkatërroi këtë koalicion me ndihmën e Cungut dhe shefave të tij nga Podgorica”, tha Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, kundër portalit Lajm.me po zhvillohetn me të madhe hetimet, por hetimi më i madh është ai që qytetarët po e bëjnë ndaj PDS-së, për shkak të varfërisë së madhe të cilën e sollën në Mal të Zi.

Abazoviq rikujtoi qytetarët e Malit të Zi që politikën e tij e bënë në mënyrë transparente, si dhe që nuk ekziston asnjë sekret sa i përket punës së tij, sepse “qytetarët shumë mirë e dijnë për çfarë luftoj dhe janë të vetëdishëm që nga unë mund të dëgjojnë vetëm të vërtetën, pavarsisht të gjithave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…