Abazoviq i përgjigjet Cungut: JU JENI ZHGËNJIMI MË I MADH I ULQINIT

Dritan AbazoviqMenjëherë në fillim dua të them: është krejtësisht e pakuptimtë të polemizohet me z. Cungun. Por, më së shumti për hirë të qytetarëve të Ulqinit, sepse Cungu në mënyrë frikacake i shmanget mbledhjeve të koalicionit, po i përgjigjem në formën si vijon.

Vetëm një gjë mund të konkludojmë nga deklarata e kryetarit të Forcës: ai është i pakënaqur me të gjithë. Asgjë nuk i pëlqen. Të gjithë i kanë faj.

Kjo është e logjikshme kur nuk dëshiron të shoh fajin dhe përgjegjësinë e vet për gjendjen në të cilën ndodhemi si qytet dhe komunitet.

Ta rikujtojë. Forca e tij mbulon 60% të pushtetit lokal, ndërsa edhe ato për të cilët më së shumti flet (kryetari i komunës) vet i zgjodhi. Ndoshta nuk e ka harruar këtë gjë. Por, nuk habisin këto deklarata të papërgjegjshme të personit i cili, për fat të keq, është zhgënjimi më i madh i Ulqinit në historinë e re të kryetarëve të komunës.

E kuptoj: u dogj njeriu për PDS-në. Tani është pak i pakënaqur, por vetëm ta nënshkruajë atë aneks disi dhe çdo gjë do të zgjidhet, disponimi do ti ndryshojë menjëherë.

Reagimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi