Këshillat nacionale të popujve pakicë në Mal të Zi nuk punojnë mirë sepse janë të politizuar”, ka deklaruar deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.
Ai tha që duhet të ndryshohen rregullat në mënyrë që në këto institucione të hyjnë njerëzit nga kultura, letërsia, shkenca, e jo që në to të dominojnë politikanët. “Unë jam me funksion anëtarë i Këshillit nacional të Shqiptarëve, por jam i gatshëm të dal menjëherë nga ky trup nëse vjen dikush i cili nuk është i ngjyrosur politikisht”, tha Abazoviq në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi.
Ai shtoi që në organet dhe institucionet shtetërore shumë pak ka përfaqësues të pakicave, si dhe që ato janë dobët të përfaqësuar në programet e shërbimit publik të Televizionit të Malit të Zi.