Abazoviq: KRIPORJA ËSHTË TENTATIV E VJEDHJES SË SHEKULLIT

Dritan Abazovic“Tenderi i 11 për Kripore, i shpallur dje, do të dështojë sepse çmimi është shumi i lartë, si dhe nuk shitet toka por e drejta për menaxhimin e saj”, deklaroi deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.

Ai për “Blic Crna Gora” tha që është trishtuese që këtë vit, për të tretën herë në histori, nuk do të ketë grumbullim të kripës,  si dhe që praktikisht është shkatërruar ndërmarrja e cila 80 vite ka punuar dhe ishte lokomotivë e zhvillimit të Ulqini dhe ekonomisë malazeze. “Ky është tentim që në këtë mënyrë arrogante, për 180 milion të shitet diçka që realisht si biznes nuk duhet të vlejë më shumë se pesë ose 10 milion”, tha Abazoviq duke konstatuar që bëhet fjalë për “vjedhjen e shekullit dhe historinë klasike të tranzisicionit ku me blerjen e fabrikës ajo shkatërrohet,  ndërsa me ridedikim të tokës rritet çmimi i saj në treg”.

Sipas fjalëve të tija, tani është çështje më e rëndësishme si fabrika dhe punëtorët ti kthehen punës dhe si të ringjallet ndërmarrja e cila me pak logjik ekonomike mund të jetë më shumë se rentabile, meqenëse përdor kryesisht burimet natyrore falas: diellin, erën dhe ujin e detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi