Abazoviq: KRIPORJA NË KTHETRAT E MANJATËVE

Dritan Abazoviq„Heshtja dhe retorika boshe e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit lidhur me Kriporen po vazhdon, gjersa akoma nuk u prezantuan modelet për Kriporen, edhe pse studimi është hartuar. Thjeshtë, Kriporja vazhdon të jetë në kthetrat e manjatëve vendas të cilët i mbron politikisht Qeveria e Malit të Zi“, tha lideri i URA-së Dritan Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, për tërë këtë kohë ajo përditë shkatërrohet, që është katastrofë dhe nënvlerësim për vendin kandidat.

Ai në deklaratë për „Dan“ tha se faktin që Qeveria nuk bënë asgjë në zgjidhjen e problemit të Kripores, vetëm e vërteton qëndrimin e tij se ky pushtet nuk kujdeset për vlerat europiane dhe nuk dëshiron të plotësojë kriteret të cilët Bashkimi Europian nga raporti në raport na i dërgon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…