Abazoviq: KRIPORJA – SHEMBULLI MË KLASIK I PLAÇKITJES TRANZICIONALE

Dritan Abazoviq, Dritan AbazovicDeputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se Kriporja e Ulqinit ka punuar prej vitit 1934,  ka mbijetuar Luftën e dytë botërore, po ky pushtet e shkatërroi. “Kur para dhjetë viteve u privatizua, borxhet e saja ishin 250.000 euro, ndërsa ato tani janë rreth tetë milion euro”, theksoi ai.

Sipas fjalëve të tija, prodhim nuk ka tash tre vite, ndërsa pronarët e tanishëm i plaçkitën dhe vodhën të gjitha. “Po ashtu, pronën e Kripores, gjegjësisht pronën shtetërore, e vendosën nën hipotekë tek Prva banka dhe CKB-ja”, tha Abazoviq duke vlerësuar se Kriporja është shembulli më klasik i plaçkitjes tranzicionale.

Ai falënderoi ambasadat e Gjermanisë, SHBA-së, Francës dhe Polonisë të cilët po mundohen, siç tha, të shpëtojnë atë çfarë mund të shpëtohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi