Abazoviq: LIGJI I RI PËR TË MIRAT DETARE, PROBLEMET DHE DILEMAT E VJETRA

Dritan Abazoviq, Abazovic Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq ka deklaruar që Propozimi i ri i ligjit për të mirat detare është jokushtetues dhe kur të jetë në rend të ditës në Kuvendin shtetëror do të reagoi me amendamente.

Ai tha që kufiri i të mirave detare vazhdon të jetë problemi më i madh, sepse në këtë mënyrë vazhdohet marrëdhënia diskriminuese ndaj komunave dhe pronarëve privat në Bregdet.

Sipas fjalëve të tija, e diskutueshme është dhe pse brigjet e Bunës përgjatë gjithë rrjedhës u bënë të mira detare.

“Kufirin e të mirave detare duhet ta caktoi Kuvendi, e jo Qeveria e Malit të Zi”, tha Abazoviq duke shtuar që “versioni i ri i ligjit është diçka më i mirë se i kaluari, por që në thelb nuk do ti ndryshoi gjërat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…