Në mbledhjen e djeshme të përbashkët të Këshillit për integrime evropiane dhe Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare në Kuvendin e Malit të Zi deputeti i MZ Pozitiv Dritan Abazoviq ka kërkuar nga shefi i diplomacisë malazeze Igor Llukshiq që zyrtarisht të dënojë dhunën brutale të Izraelit në Gaza.
“Keni ditur të akuzoni Sirinë për shkak të armëve kimike, jeni lajmëruar edhe me rastin e Ukrainës dhe duhej të dënonit edhe dhunën në Gaza”, theksoi Abazoviq.
Llukshiq tha që kjo është kjo është e saktë dhe mbas kësaj shtoi që Mali i Zi dënon çdo lloj dhune. “Ne angazhohemi që anët e konfliktuara të ulen në tryezën negociuese”, tha ministri i punëve të jashtme duke thënë që civilët nuk duhet të jenë viktima.
Sipas fjalëve të tija, çdo jostabilitet në Mesdhe, para ose më vonë, ka reperkusion në Mal të Zi.