E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa bashkëpunimi rajonal dhe projektet e përbashkëta janë e ardhmja e marrëdhënieve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, u vlerësua në takimin e nënkryetarit të Qeverisë Dr. Dritan Abazoviqit me ambasadorit të Shqipërisë në Mal të Zi Ridi Kurtezin.
Siç njoftohet nga kabineti i zëvendëskryeministrit, Abazoviqi u falënderua për urimin të cilin Kurtezi ia dërgoi me rastin e emërimit.
“Abazoviqi tha se do të vazhdojnë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe që bashkërisht, si anëtarë të NATO-së, do të punojnë në fushën e integrimeve euroatlantike”, shtohet në kumtesë.