Mali i Zi Pozitiv dënon ashpër bombardimin më të ri të redaksisë së “Vijesti” të cilat tregojnë atrofinë e institucioneve publike dhe dëshmojnë që qeverisja po humbet betejën me krimin e organizuar. “Me këto sulme permanente dhe të shpeshta të cilat kohën e fundit janë bërë përditshmëri qytetarëve I dërgohet mesazh i qartë që siguria e tyre është e rrezikuar nëse në çfarë do mënyre haptas tregojnë qëndrimit e veta apo tregojnë për keqpërdorimet e dukshme të resurseve shtetërore nga ana e kryesve të papërgjegjshëm të funksioneve publike”, pohoj deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.
“Ftojmë të gjitha institucionet që menjëherë të zbardhin këtë dhe të gjitha sulmet tjera në mediet e pavarura, në të kundërt përgjegjësia i takon drejtpërdrejtë kryeministrit I cili me paraqitjet e veta publike ka kontribuar në krijimin e kësi lloj ambientit ku rrahja e gazetarëve, djegia e pronës dhe vrasja e redaktorëve të medieve është sjellje e cila mund të kaloj pa asnjë lloj sanksionimi ligjor”, përfundoj Abazoviq.