Abazoviq: NATO NË STAND BY

“Pushteti i Malit Zi harron cilët janë prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi për arsye se klasa në pushtet nuk ka dëshirë për reforma”, deklaroi deputeti i “Malit të Zi Pozitiv” Dritan Abazoviq.

Ai për mediet e Podgoricës tha që është gati e sigurt që Mali i Zi nuk do të fitoj ftesën të pranohet as në samitin e radhës të NATO-së. “Ky vend nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret politike për anëtarësi në këtë aleancë ushtarako-politike”, tha Abazoviq dhe vlerësoi që arsyeja kryesore për këtë gjë është jo reformimi i Agjencisë për siguri kombëtare e cila, përveç të tjerash, shërben për paqësimin dhe neutralizimin e të gjithë kundërshtarëve politik të pushtetit aktual.

Sipas fjalëve të tija, me këtë marrëdhënie dhe sjellje pushteti malazias e ka ndaluar këtë shtet pragun e proceseve integruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi