Qeveria e Malit të Zi të enjten ka pranuar Marrëveshjen për Rregullimin e Marrëdhënieve të Ndërsjella, me afate precize për ndërtimin e hotelit, në lokacionin e ish-hotelit “Galeb”.
Kjo marrëveshje u harmonizua më herët ndërmjet Ndërmarrjes Hoteleriko – Turistike “Riviera e Ulqinit” dhe kompanisë nga Kotori “Sunny Palace”.
Kryeministri Dritan Abazoviq tha se ky është një lajm shumë i bukur, projekt i shkëlqyer dhe nxitje e madhe që Ulqini të fillojë të fitojë brende të njohura.
“Besoj që jo më vonë se për katër vjet Ulqini do të ketë hotelin ekskluziv të kategorisë më të lartë”, shtoi ai.
One Response
qe do te quhet Hoteli “san” apo “ ëndrra”