Bartësi i listës së Malit të Zi Pozitiv në Ulqin Dritan Abazoviq ka deklaruar që në marrëveshjen e koalicionit me Forcën e re demokratike dhe koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” theksohet dhe domosdoshmëria e miratimit transparent të dokumenteve komunale, mbrojtja e hapësirës së Valdanosit dhe Kripores, ankimimi kushtetues për kufirin e të Mirave detare. Theksohet që duhet të sillet Plani strategjik dhe të formohet Këshilli për mbrojtjen dhe përmirësimin e vetëqeverisjes lokale.
“Të gjitha principet dhe idetë të cilat sipas nesh janë të realizueshme në periudhë më të shkurtër kohore se një vit, e të cilat i ka propozuar MZ Pozitiv, janë bërë pjesë përbërëse e dokumentit dhe këtu partnerët tanë nuk kanë krijuar asnjë problem. Mendoj që vullneti i qytetarëve është kënaqur, PDS ka mbetur në opozitë dhe nga ky aspekt duhet të jemi të kënaqur edhe pse kombinimi ideale nuk ka”, tha Abazoviq dhe shtoi që MZ Pozitiv do të tentoi të mbroj interesin publik në çdo situatë të mundshme.