Deputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi dhe nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq është në vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë të cilës do të ketë një sërë takimesh në Vashington me përfaqësuesit e State Department-it përgjegjës për Europë dhe NATO.
Abazoviq bisedoi dje në Njujork me përfaqësuesit e njohur të diasporës së Ulqinit, ndër të cilët ishte përfaqësuesi në Kuvendin e Njujorkut Mark Gjonaj, si dhe Cafo Boga, Nik Markola dhe Naser Çobaj.
Ai po ashtu morri pjesë në hapjen e manifestimit “Albanian Film Week” (Java e filmit shqiptar), i cili për të katërtën herë, prej 30 tetorit deri më 5 nëntor, organizohet në Njujork.